E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi, gol për 31-vjetorin dhe shpëton Finlandën

Albania Sport - Gjashtë minuta lojë iu deshën shqiptarit me pasaportë finlandeze, 31-vjecarit Shefki Kuqi (i mbushi, më 10 nëntor), për të realizuar golin e fitores për Finlandën në ndeshjen e vlefshme për grupin A. Edhe pse hyri si zëvendësues në takimin Finlandë-Azerbajxhan (2-1), Kuqi me golin e tij në minutën e 86-të i dha një fitore e ngushtë të Finlandës në shtëpi.
Finlanda e Roj Hodgson dominoi takimin, por ajo u shokua nga goli i Makhmud Gurbanovit, i cili shënoi në minutën e 63-të. Majkëll Forsell barazoi rezultatin në minutën e 79-të.
"Shqiptari fluturues", sic thirret sulmuesi i Fulhamit në Premier League (i huazuar nga Crystal Palace) realizoi golin e fitores pas goditjes së lirë të ekzekutuar nga Litmanen (edhe ky një zëvendësues).
Kuqi është i njohur si sulmues i fuqishëm dhe aftësitë teknike. Me fanellën e Finlanës ai ka zhvilluar 53 ndeshje dhe goli kundër Azerbajxhanit ishte shtati. Finlanda do të përballet me Spanjën më 21 nëntor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›