Zabaleta mirëpret Barcelonën

Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta ka mirëpritur spekulimet rreth transferimit të tij në Barcelonë gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Reprezentuesi argjentinas thuhet se kërkohet nga gjiganti katalan. Edhe pse në sezonin e fundit fitoi titullin e kampionit në Premierligë me Cityn, Zabaleta ka pranuar se ndihet mirë ku dëgjon për interesimin e Barcelonës për shërbimet e tij.
“Nuk di asgjë rreth kësaj por të lexoj emrin tim të lidhur me Barcelonën më bën të ndihem krenar”, deklaroi Zabaleta për mediet argjentinase.