E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqo i Beratit shtyhet në shtator, nuk paraqitet avokati

18/07/2009  Gjyqtari Petrit Çomo, vendosi dje të shtyj për në datë 30 shtator procesin gjyqësor ndajk të pandehurit Aleksandër Kuqo, një prej personazheve të forta të krimit. Shkak për të dërguar procesin në shtator është bërë mungesa e avokatit të të dënuarit Kuqo. Në një letër dërguar gjykatës, avokate shpjegonte se ndodhej në një tjetër gjyq në apel dhe në pamundësi të paraqitjes kërkon shtyrjen e seancës në një datë tjetër. Pushimet verore të gjyqtarëve bënë që seanca të shtyhet më shumë se dy muaj. Vet i dënuari Kuqo ndodhet në Spitalin e Burgut dhe nuk u paraqit në gjyq. Sipas burimeve nga gjykata, Kuqo, kërkon të dërgohet sërish në spitalin e Vlorës, atje ku rrinë të sëmurët mendorë duke u larguar nga Spitali i Burgut. Kuqo është i dënuar me 23 vjet burg dhe këtë dënim duhet ta vuaj në një spital duke marr mjekim të detyrueshëm. Është personazhi që i ka shpëtuar disa herë dënimeve duke pretenduar se vuan nga çregullime mendore.

A.Çuka

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›