E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Bariçi shikonte filma pornografikë

Bledar KUKA
Nuk ka parë një film të plotë, në asnjë mënyrë, të paktën publikisht aspak. Por disa vite më parë Oto Barici ka pranuar një propozim "pikant" të një fotoreporteri kroat që të shikonin një disketë me një film të famshëm pornografik të një ylli kroat, mbiquajtur Severina (Era e Veriut). "Si e pa Barici Severinën" është titulli i shkrimit të gazetës kroate "Sllobodna Dalmacija", botuar në qershor të vitit 2004. Ishte periudha kur trajneri me përvojë drejtonte kombëtaren e Kroacisë në finalet e Kampionatit Europian në Portugali. Gazetarët e kishin "mësyer", pasi drejtuesit e përfaqësueses kroate pranuan që të hanin drekë së bashku me ta dhe fotoreporterët. Mes shkrepjeve të bliceve dhe tavolinave që po shtroheshin, në sallë hyri edhe Barici që deklaroi se "erdha që të mos thoni se nuk doja t'ju takoja". Më pas, veterani pozoi me një gotë lëng frutash në dorë, ndërsa gjithcka po shkonte në atmosferë të qetë dhe miqësore. Me kalimin e minutave, atmosfera u bë jo vetëm miqësore, por edhe intime dhe, pikërisht në një moment të tillë, dikush prej fotoreporterëve lëshoi "bombën". "A mund ta vendosim një disketë me filmin e famshëm pornografik të Severinës, - pyeti ai, - ju e dini se gjella e ndaluar të pëlqen më shumë …". Këto fjalë e kapën në cast të mirë Baricin, që nuk refuzoi. "Nuk është se më pëlqen propozimi, - tha me gjysmë zemre ai, - por, hajde, kur të doni, që të mos thoni pastaj se nuk jam i shoqërueshëm". Më e bukura ishte se filmi porno u shfaq në ekran, por Barici u kthye "në origjinë" si trajner i kombëtares së Kroacisë, duke ia prerë "mjaft, edhe për kaq duhet të më falenderoni". Nga "Sllobodna Dalmacija", në "taborin e përfaqësueses kroate" ishin dy fotoreporterë, Tom Dubravec e Bozho Vukiceviq si dhe dy gazetarë, Mladen Barisha e Slaven Alfireviq. Nuk dihet se cili prej fotoreporterëve ia bëri propozimin djegës Baricin … Cudi e madhe, por në bisedën që katër të dërguarit e "Sllododnës" bënë me shoferin e tyre portugez, Korushin (Coruche), u përmend edhe emri i Shqipërisë. "Kush janë vendet më të varfër në Europë?", - ishte një pyetje mes tyre dhe përgjigja vijoi: "Shqipëria dhe Portugalia".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›