Kur Ndre Legisi shqetësohet për votat e Maqo Lakrorit, pasi likuidimit të garës së Edvinit nisi t’i vijë erë...
PS-ja zhvilloi dje votimet sipas parimit “një anëtar-një votë”, për zgjedhjen e kryetarit të saj. Ndërsa nuk kishte asnjë dyshim se Edi Rama, do të fitonte, meraku i “administratorëve” të këtyre zgjedhjeve kishte të bënte më tepër, për ti dhënë edhe Maqo Lakrorit disa vota, për ta bërë në dukje “garën e dhe më të fortë”.
Por ky merak, përkundër qëllimit “të mirë”, zhvlerësohej kur mësohej se “strumbullari” i misionit “të shpërndarjes” së votave, në mënyrën “për të mos lënë as Maqo Lakrorin pa gjë”, ishte...
“Kush” do të pyesni ju...?
Përgjigja është, “Ndreeeee Leeeeeeeegisi...”.
Po pra po, ai ish-Ndre Legisi i LSI-së.
Jo më larg se mbrëmë, nga lokali i Universitetit “UFO”, prapa Muzeut Kombëtar, ai Ndre Legisi, drejtonte “operacioni” e dhënies së ndonjë vote “sa për lëmoshë” edhe për Maqo Lakrorin.
Por si ndodhte ky operacion...?
Rreth orës 20.00, të mbrëmjes së kaluar, kur votimi sipas parimit “një anëtar një votë” në PS kishte 4 orë që kishte përfunduar dhe procesi ishte në fazën e numërimit të votave, diku në një tavolinë të lokalit të Universitetit “UFO”, ndodhej Ndre Legisi, Maqo Lakori dhe një tjetër person.
Maqoja, si kandidati rival i Edi Ramës, i ankohej Ndresë, se “po më vjedhin votat”.
Pas premtimit të Ndre Legisit se do e zgjidhte ai këtë problem, Maqo Lakrori i qetësuar u largua.
Kaq desh Ndre Legisi, i cili për t’u dukur edhe në sy të personit tjetër që kishte ngelur në tavolinë, bëri nja dy telefonata, besohet me Edi Ramën. “Shihni mundësinë për t’i dhënë ca vota Maqo Lakrorit. I thoni Genc Gjonçajt (kryetarit të komisionit qendror të votimit në PS), që t’i japë ca vota Maqos, bie fjala në Korçë, Devoll, apo edhe në Fier e Mirditë”, i kërkonte Ndre Legisit bashkëbiseduesit në telefon (besohet Edi Ramës), me merakun më tepër, jo aq për t’i dhënë vërtetë disa vota Maqo Lakrorit, se sa për të përcjellë idenë “e një gare të fortë” brenda PS-së.
Jo rastësisht, Ndre Legisi “lutej” për ca vota më shumë për Maqo Lakrorin në Korçë e Devoll, ku besohet se mbështetja që gëzon Ben Blushi në këtë zonë, do të shërbejë si një alibi për të justifikuar “garën e fortë”, ndërsa për Mirditën e Fierin, të njohura për mbështetjen që gëzon LSI-ja, fshihnin qëllimin e keq të Ndre Legisit, për t’i dhënë një mundësi Edi Ramës, të akuzojë pas ditës së sotme Maqo Lakrorin, se humbi pse mbështetej nga LSI-ja, pse jo edhe për trafikimin e disa zemrave të tjera të majta te partia e Ilir Metës...
Pas bisedave në celular, Ndre Legisi, i vetë kënaqur me veten, në kufijtë e ngjashmërisë me një orgazmën, vazhdoi bisedën për tema “pa lidhje” me personin e mbetur në tavolinë e lokalit të Universitetit “UFO”, në pritje të ditës së sotme, saktësisht në pritje të konfirmimit të “suksesit” të tij, për ca vota që Genci Gjonçaj, pas ndikimit të Edi Ramës, falë “këmbënguljes” së Ndre Legsit, mund t’i ketë dhënë Maqo Lakrorit...
Ç’na ngelet të themi pas gjithë kësaj.
Asgjë më shumë se, “kur edhe Ndre Legisi shqetësohet për votat e Maqo Lakrorit, u bëftë m..., kjo puna e zgjedhjeve në PS-ë sipas parimit ‘një anëtar-një votë’”...