E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur PS kalëron kundër policisë magjarin e frikës

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Asllan Dogjani ka akuzuar policinë për mungesë profesionalizmi me ekuacionin: zhdukja e 6 vjeçares B. Mata barazohet me më shumë frikë dhe pasiguri, ashtu në përgjithësi. E vërteta nuk është kështu Asllan. Përkundrazi! Nëse shikon statistikat e Ministrisë së Brendshme dëftehet qartësisht ulja e nivelit të kriminalitetit në vend. është e qartë se frika e pasigurisë përhapet e të çon në konkluzione më shpejt se statistikat e ftohta matematikore, por assesi nuk mund të përmblidhen bashkë dhimbja për zhdukjen e një vajze të vogël me qëllimet perverse të një politike disfatiste, duke akuzuar për dështim punën e policisë. Kalërimi i frikës për pasiguri është një gjetje jo fort demokratike. Megjithatë gjetjet jo fort demokratike janë specialitet në menynë socialiste.
Kuptohet vetiu se Asllan Dyqani dje ish-polic sot deputet është kaq i papërgjegjshëm aq edhe i painformuar, saqë provokon me konferenca për shtyp dhe kërkon të bëjë marketing frike të ngjyer me një populizëm infantil.
Sidoqoftë mjafton të klikosh në sajtin e policisë së shtetit (http://asp.gov.al/) ku mund të gjeni dokumente zyrtare mbi profesionalizmin e policisë dhe statistikat e gjendjes së nivelit të krimin në Shqipëri. Aty do të lexoni (prore analiza të bëra në bashkëpunim dhe me misionin ndërkombëtar “Pameca”) se krahasuar me një vit me parë, Policia e Shtetit ka bërë të mundur uljen e kriminalitetit me 319 vepra penale ose rreth 4 % si dhe uljen e krimit të vrasjes me rreth 11%. është për t’u theksuar se në shënojmë për herë të parë mbas viteve 1997 numrin më të ulët të vrasjeve në vend. Realizimi i këtyre objektivave është parë i lidhur ngushtë me goditjen e grupeve kriminale, kështu gjatë këtij viti janë goditur 142 grupe kriminale, nga të cilët 64 për krime të rënda kundër personit e pronës, 31 për luftën kundër narkotikëve, 23 për trafiqe të paligjshme dhe 24 për vepra penale në fushën e krimeve ekonomike. Një rritje e ndjeshme e forcës goditëse nga ana e Policisë së Shtetit vihet re edhe në fushën e krimeve financiare dhe korrupsionit. Në shkallë vendi, në fushën e krimeve financiare janë evidentuar 1646 vepra penale dhe zbuluar 1610 prej tyre ose 97.8 %.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›