E Diel, 1 Nëntor 2026

Për një jetë tëlumtur, femraveu duhen shoqet

TIRANE- Femrat kanë nevojë vetëm për shoqe për të qenë të lumtura, ndërsa është vërtetuar se është ideale kur një femër ka katër shoqe të ngushta.
Femrat kanë nevojë për dikë për t’i ndarë ndjenjat e tyre dhe gjithçka që u ndodh në jetë, dhe për këtë kanë nevojë për shoqet më të mira.

Arsyeja pse duhen katër shoqe, është për të bërë një grup prej pesë personash, ashtu që asnjëra prej tyre në asnjë moment të mos mbetet vetëm.

Këto të dhëna janë fituar nga një hulumtim ku janë përfshirë 1.000 femra të moshave ndërmjet 18 dhe 45 vjeç.

është interesante se në shoqërinë e femrave, rolet dhe profesionet janë të ndryshme. P.sh. njëra nga shoqet është amvise, tjetra intelektuale, tjetrës i pëlqejnë ndejat, tjetra ndërton karrierë etj.

Femrat në grupe të tilla funksionojnë shumë mirë dhe janë shumë më të lumtura se femrat që nuk kanë shoqëri të tillë.
(e.n/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›