Kur Zoti lë në baltë Partizanin
Mesazhet e presidentit Xhani kanë vazhduar deri në javën e fundit të kampionatit. Edhe për një humbje plot komente, e cila do të kujtohet si një ndër gafat më enigmatike, njeriu i "demave" ka bërë mesazhin e fundsezonit: "Bijtë e mi, Zoti nuk ishte me ne. Kurajë, kurajë. I dua shumë tifozët e Partizanit". Duket sikur janë fjalët e ndonjë poeti dhe jo të një presidenti që deri në momentin final ka lëshuar shumë akuza për kundërshtarin. Dhe ajo që prishte rregullin ishte se "bosi" i kuq argëtohej duke ngacmuar trajnerin Daja dhe nuk lëshonte asnjë fjalë në adresë të presidentit Sulaj. Edhe më keq akoma, kur trajneri dinamovit tregonte kurajë të tepruar ndaj presidentit të kuq. Pas asaj që ndodhi të shtunën, shefi spektakolar edhe pse ka humbur titullin në rrethana jo bindëse, flet për Zotin e jo për trajnerin e tij Lika. Kërkon të mbajë me kurajë tifozët dhe duket sikur nuk mban mend se është pikërisht njeriu që nxiti tifozët që të besonin se kishte mbërritur momenti fatlum. I mësuar të komunikojë me mesazhe apo siç ka ndodhur rëndom gjatë kampionatit... zile nga Greqia, Xhani nuk zemërohet me reagimin e fjetur të futbollistëve të tij për 30 minuta, kur Dinamo mbeti 9 vetë, por "betohet" se është me tifozët derisa të vdesë. Një sakrificë e madhe, pas një ndeshjeje të cilën nuk pati kurajë ta çonte deri në minutat e fundit.
Kur italiani Taliavento u tregoi kartonin e kuq futbollistëve Pollozhani dhe Kuli, një ndjenjë keqardhjeje shkoi në adresë të Dinamos. Disa thoshin se italiani ka harruar bilbilin dhe po gjykon me kartonë. Të tjerë aludonin se loja e rëndë e futbollistëve të Dinamos në kampionat kishte kaluar pa u parë nga arbitrit tanë. Cilado qoftë arsyeja e vërtetë, skena që u përjetua kishte diçka të përbashkët me një ndeshje të kaluar kampionati. Atë ditë Tirana mbeti me 9 vetë dhe Elbasani ishte në avantazh edhe me rezultat. Më pas, gjithçka u përmbys dhe fituan, çuditërisht, bardheblutë. Edhe në këtë rast, ata që ishin 11 vetë, më shumë lëshonin hije në fushë sesa luanin kundër 9 të tjerëve. Prandaj edhe arbitri italian paska shprehur habinë pas ngjarjes: "Nuk jam pishman për kartonët, por më ka befasuar ajo që ndodhte me Partizanin. A e dinin ata që po luanin për titullin kampion?". Por, një i huaj nuk mund të mësojë kaq shumë brenda 90 minutave të një kampionati, që zbulohet i dobët cilësisht, por që nuk është edhe aq i thjeshtë. Fatura prej 5000 euro që paguajmë arbitrit e huaj, për ndeshjet e "jetës" në fund të sezonit, është çmimi i mosbesimit, që nxitet me pasion nga vetë ne.