Vendet e Quintit dashur ose pa dashur po e barazojnë viktimën me gjelatin
Firmosja e protokollit policorë midis EULEX-it dhe Beogradit zyrtar kësaj të premte ia ktheu Kosovës shijen e hidhur të gjashtë pikëshit të nëntorit të vitit të kaluar, kur Prishtina zyrtare jo krejt pa fajin e vet ngriti duart lartë pas presionit diplomatik ndërkombëtar . Pikërisht vendet e Quntit sipas kushtëzimeve të Serbisë vitin e kaluar patën bërë trysni të madhe mbi Prishtinën zyrtare që të pranojnë planin gjashtë pikësh të Ban Ki Munit, për shtrirjën e EULEX-it.Edhe tash pas një viti pikërisht këto vende e bënë të njejtën presion rreth nënshkrimit të draft-protokollit policorë midis EULEX-it dhe Serbisë pa u pyetur fare Prishtina zyrtare.Para se ti bëjnë presion Prishtinës zyrtare vendet e Quntit këtë presion parimisht ishte dashur tia bëjnë Beogradit zyrtar për ta pranuar pavarësinë e Kosovë, siq e tha në një intervistë të fundit z.Ahtisari. Vendet e Quntit nuk i bënë presion kurrë deri me sot Begradit, për të hequr dorë nga politika destruktive e saj, si në veri të vendit që edhe pas dhjetë vitësh po funksionon si i ndarë , dhe as për shpërbërjën e strukturave ilegale kriminale serbe.Vendet e Quntit edhe pas zyrtarizimit të pavarësisë i lejuan mbajtën e zgjedhjeve të Serbisë brenda një territori ndërkombëtarisht të pranuar si shtet.Bandat e ndryshme serbe vepruan në veri të Mitrovicës por edhe në mbrendi të vendit për ta mbajtuar Kosovën të destabilizuar.Këto banda të dirigjuara nga shërbimet sekrete serbe në disa raste sulmuan edhe strukturat ndërkombëtare në Kosovë.Presioni që po i bëhët vetëm Prishtinës është poshtëruese për krerët më të lartë të institucioneve tona shtetërore dhe shqiptarët përgjithësisht.Por, edhe krerët më të lartë shtetëror të vendit dhe opozita nëshkrimin e kësaj draft marrveshje e kundështuan vetëm verbalisht .Pozita dhe opozita sikur kanë “harruar” së Serbia me ndihmën e disa miqëve të saj në Evropë,për asnjë moment nuk ka hequr dorë nga grabitja e territoreve shqiptare për krijimin e Serbisë së Madhe. Sa herë që dëshën serbët edhe pas 17 shkurtit kur u zyrtarizua pavarësia e Kosovës, e shkelën integritetin territorial të vendit tonë. Jemi dëshmitar të shumë hyrje- daljeve të krërëve më të lartë shtetëror të Serbisë në Kosovë.Edhe dy kryetarët e Serbisë, Koshtunica dhe Tadiqi pa e pyetur palën e Kosovës i vizituan Patrikanën e Pejës , përkatësisht Manastirin e Deçanit, të cilët pa fije turpi edhe proklamuan se Kosova është Serbi.Pasi që shtrirja e EULEX-it u bë në bazë të rezolutës 1244 ,atëherë është vështirë të mendohet se kjo marrveshje policore është çështje teknike . Shtetësia e Kosovës u arritë jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe rezoluta 1244 , nuk ishte dashur fare të jetë në fuqi. Edhe përkundër bërjës së shtetit të Kosovës , shtrirja e EULEX-it në këtë formë pas një viti po shihet se solli komplikime të reja rreth Kosovës .Pas nëshkrimit të marrveshjës në fjalë pritët të nënshkruhen edhe pesë pikat e tjera .Në një shkrim timin shumë më herët kisha theksuar në rrezikun e enklavizmit të Kosovës, e cila në fakt edhe po ndodhë.Populli ndihet mjaftë i shqetësuar me ngjarjën e fundit,në kohën kur shumica prej tyre po përballët me probleme të theksuara të natyrës sociale-ekonomike në prag të këtij dimri.Ky dokument do ti shërbejë vetëm Serbisë që të plotësoj kushtet për liberalizim të vizave me BE-në. Serbia kurrë deri me sot nuk i plotësojë kushtet e parashtruara nga bashkësia ndërkombëtare,e tash na paskësha mbetur vetëm ky kusht i marrveshjes policore që ky shtet kriminal të inkuadrohet në strukturat evropiane. Absurditet i llojit të vet…
...