RRËFENJA BAJATE NGA ROZA TE BLOZA
- këshillë për të shoqëruar verën -
Ndodhi teksa ndiqja njërën prej intervistave të shumta të televizioneve, që në stinën e verës i zë thatësira dhe, për t’u flladitur, krijojnë forume e mediume ‘kompetentësh’, sa për të mbushur atë hapësirë të pafundme që quhet kohë televizive. Në këto formate gjejnë vend e gëlojnë edhe rekomanduesit buzëvarur, të pakënaqurit nga mbileximi i librave, të cilët nuk lënë rast t’u shpëtojë pa shpallur - thuajse qenkësh ndonjë sihariq - se lexuesi shqiptar është larguar nga libri..., se sot nuk lexohet më, si dikur..., se leximi ka vdekur..., e kështu me radhë. Pasi e kaloi këtë fazë mllefi, rekomanduesi televiziv në fjalë rekomandoi tre librat e tij të pëlqyer, që do ishte mirë t’i lexonim dhe e mbylli monologun e vet imponues, duke thënë: “Se këta libra, sigurisht, shoqërojnë mirë edhe verën.”
Të tre librat e rekomanduar prej tij ishin ca histori të palatuara mirë. Ca rrëfenja bajate të bojatisura nga roza te bloza. Mos, vallë, lexuesi shqiptar i verës ishte tjetër dhe krejt ndryshe nga ai i tri stinëve të tjera? Mos, vallë, lexuesi shqiptar, ai që përtypte dhe bluante gjithë vitin letërsi të fortë e të mirë, qe shndërruar befas në një gjytyrym, në një kokëgdhe që nuk i nxë më truri?! Të qe katandisur një qenie, që ka nevojë veç të harrojë e të shullëhet nën diell me gishtin në gojë? Mos, vallë, lexuesi im, ai tek i cili i kisha varur shpresat dhe besoja se po vinte, i kishte humbur krejt shqisat e shijimit të leximit të letërsisë së mirë dhe unë nuk e dija gjë?! Apo mos ishte lodhur aq shumë gjatë gjithë vitit nga puna intensive dhe e rëndë mendore, sa tani qe vënë vetëm në kërkim të limonadave e të gallatave, siç i quajti rekomanduesi tri librat e rekomanduar prej tij?
Por si të mos mjaftonte kaq, formula e gjakut të prishet fare kur ndeshen minutazhe speciale dedikuar politikanëve profesionistë, atyre të karrierës, të cilët mirë që na rrëfejnë se lexojnë ende dhe nuk u është shuar ashku i librit, por të yshtur nga intervistuesi apo të zilepsur nga rekomanduesit kompetentë, vihen në garë për të rekomanduar edhe këta librat e tyre të pëlqyer, që nga bërsia e ullirit e gjer tek fara e shalqirit, që nga lufta e thatësira në Nepal e gjer te përplasja e qytetërimeve dhe ndërzimi artificial. Të vjen keq, më shumë turp se sa keq, kur dëgjon të tilla këshilla të cilave u kushtohet vëmendje, sidomos kur këto kohë ka pasur edhe botime tepër të rëndësishme që, për shkak të rekomanduesve, nuk më kanë rënë tashpërtash në sy as mua dhe as lexuesit që pret rekomandimet. Atij lexuesi që këtë radhë, jo thjesht prej asaj çka pashë në Dhërmi, më pëlqen t’i mbaj anën, t’i dal në krah, njëlloj si të qe një njeri i gjakut apo familjar imi, që cenohet pa të drejtë.
Arian LEKA
Zakonisht fajin e ka Parajsa. Por në rastin tim gjithë fajin e kish vera. Askush veç verës. Fjalës verë, që në shqip i ka të dy kuptimet, siç edhe shprehet në Fjalor. Verë emërtohet edhe stina (stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës - në gjysmërruzullin verior fillon më 21 qershor e mbaron në shtator), por edhe pija (pije alkoolike që nxirret zakonisht nga tharbëtimi i mushtit të rrushit; një sasi e kësaj pijeje sa nxë një gotë). Falë kësaj polisemie të fjalës verë, edhe unë këtë verë mësova një gjë që nuk e dija.
1.
Ndodhi teksa ndiqja njërën prej intervistave të shumta të televizioneve, që në stinën e verës i zë thatësira dhe, për t’u flladitur, krijojnë forume e mediume ‘kompetentësh’, sa për të mbushur atë hapësirë të pafundme që quhet kohë televizive.
Në këto formate gjejnë vend e gëlojnë edhe rekomanduesit buzëvarur, të pakënaqurit nga mbileximi i librave, të cilët nuk lënë rast t’u shpëtojë pa shpallur - thuajse qenkësh ndonjë sihariq - se lexuesi shqiptar është larguar nga libri..., se sot nuk lexohet më, si dikur..., se leximi ka vdekur..., e kështu me radhë.
Pasi e kaloi këtë fazë mllefi, rekomanduesi televiziv në fjalë rekomandoi tre librat e tij të pëlqyer, që do ishte mirë t’i lexonim dhe e mbylli monologun e vet imponues, duke thënë:
“Se këta libra, sigurisht, shoqërojnë mirë edhe verën.”
Do isha treguar më pranues, po të dëgjoja nga kompetenti se helmet shërojnë apo se mërzia shtyhet me duhan e kafe shqeto. Por se lexuesi ishte zhdukur dhe se librat shoqëronin mirë verën, si të qenkëshin...
2.
Sapo isha kthyer nga Dhërmiu, ku për habinë dhe kënaqësinë time kisha vënë re se, ndryshe nga vitet e tjerë, në hije, në çadra dielli, në tryeza lokalesh e në shezlongë, pashë më shumë njerëz me libra, sesa njerëz me fjalëkryqe, tavlla dhe domino. Mbase për shkak të këtij vëzhgimi vetjak, që ka të ngjarë të jetë edhe paksa emocional, pra ca i rrejshëm dhe i pjesshëm, nuk desha ta pranoj as se lexuesi shqiptar nuk lexonte dhe se paskësh vdekur, as tri rekomandimet letrare të rekomanduesit televiziv, që do të shoqëronin verën.
Dhe aty m’u tek të bëja lojë fjalësh me veten.
Mirë verën, po cilën nga të dy verërat e shqipes shoqëronin mirë librat? Stinën apo pijen? Gjer dje kisha besuar se disa lloje ushqimesh shoqëroheshin edhe me verë, të bardhë apo të kuqe, sipas llojit të ushqimit. Po që librat të shoqëronin verën, nuk e dija! Kur kishte ndodhur kjo? Të paskësh pasur kaq sens të hollë rekomanduesi kompetent, sa të përdorte metaforën e librit si një ushqim që hahej me sy dhe shëndoshte mendjen? Po nëse qenkësh vërtet ashtu e nëse libri, sipas tij, qenkësh edhe ushqim, përse rekomanduesi përzgjidhte dhe i ofronte lexuesit një ushqim aq plastik, OMGJ-ra, gatesa sintetike e distike për të shoqëruar verën?
3.
Të tre librat e rekomanduar prej tij ishin ca histori të palatuara mirë. Ca rrëfenja bajate të bojatisura nga roza te bloza. Ca blablablara me djaj e djallushka, me zemërthyer, me zemërrëmbyer, me qytet e me seks, me tradhti e me ballina plot ishuj blu dhe oaze, ku mrizojnë djem me tatuazhe e vajzat me naze e çapraze. Mos, vallë, lexuesi shqiptar i verës ishte tjetër dhe krejt ndryshe nga ai i tri stinëve të tjera? Mos, vallë, lexuesi shqiptar, ai që përtypte dhe bluante gjithë vitin letërsi të fortë e të mirë, qe shndërruar befas në një gjytyrym, në një kokëgdhe që nuk i nxë më truri?! Të qe katandisur një qenie, që ka nevojë veç të harrojë e të shullëhet nën diell me gishtin në gojë? Mos, vallë, lexuesi im, ai tek i cili i kisha varur shpresat dhe besoja se po vinte, i kishte humbur krejt shqisat e shijimit të leximit të letërsisë së mirë dhe unë nuk e dija gjë?! Apo mos ishte lodhur aq shumë gjatë gjithë vitit nga puna intensive dhe e rëndë mendore, sa tani qe vënë vetëm në kërkim të limonadave e të gallatave, siç i quajti rekomanduesi tri librat e rekomanduar prej tij?
Por ka edhe një të vërtetë në këtë lapsus.
E vërteta vjen prej përtej dhe i jep të drejtë kompetentit. Vjen prej asaj që kemi qejf ta quajmë botë e qytetëruar - oksident. Kështu pra, edhe gjetiu, në botë, lexuesit në verë lexojnë libra më të lehtë. Po. Ke të drejtë Arbiter Elegantiarum! Kritik dhe gjykues i paanshëm, ke të drejtë. Ashtu është. Ato lexojnë edhe europianët. Libra më të lehtë, por jo aq sa gjithçka të duket se telenovelat e ekranit (ku u shfaq rekomanduesi) të shndërrohen në telenovela me shkrim. Libra më të lehtë lexojnë, por jo aq sa muhabetet e lëna trashëgim me shkrim, të rekomandohen për letërsi që shoqëron madje edhe verën. Të tillë lexojnë, por ato nuk i rekomandon kush për letërsi dhe, aq më pak, libra të zgjedhur e të mbizgjedhur.
4.
Por si të mos mjaftonte kaq, formula e gjakut të prishet fare kur ndeshen minutazhe speciale dedikuar politikanëve profesionistë, atyre të karrierës, të cilët mirë që na rrëfejnë se lexojnë ende dhe nuk u është shuar ashku i librit, por të yshtur nga intervistuesi apo të zilepsur nga rekomanduesit kompetentë, vihen në garë për të rekomanduar edhe këta librat e tyre të pëlqyer, që nga bërsia e ullirit e gjer tek fara e shalqirit, që nga lufta e thatësira në Nepal e gjer te përplasja e qytetërimeve dhe ndërzimi artificial.
Të vjen keq, më shumë turp se sa keq, kur dëgjon të tilla këshilla të cilave u kushtohet vëmendje, sidomos kur këto kohë ka pasur edhe botime, mes të cilave marr guximin të përmend revistën e përkatërmuajshme Mehr Licht nr. 32 – një tempull prej letre dhe shkronjash, ku gjen me siguri letërsi të zgjedhur shqiptare e të huaj, kur është botuar Mario Vargas Llosa, Harold Pinter, Antologjia e Evropës Juglindore, Harry Mulisch, Ian McEvan e plot të tjerë, që për shkak të rekomanduesve nuk më kanë rënë tashpërtash në sy as mua dhe as lexuesit që pret rekomandimet.
Atij lexuesi që këtë radhë, jo thjesht prej asaj çka pashë në Dhërmi, më pëlqen t’i mbaj anën, t’i dal në krah, njëlloj si të qe një njeri i gjakut apo familjar imi, që cenohet pa të drejtë.
25 Gusht 2008