E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur bankat heqin dorë nga sekretet

Rreth 10 vite të shkuara më
ftuan në katin e sipërm
të qiellgërvishtësit në
Frankfurt, ku ndodhej
zyra e shefit të madh të njërës
prej bankave më të fuqishme të
Europës. Aty më lanë të kuptoja
se po futesha në ambiente të cilat
vetëm pak sy në botë kishin
mundur t‘i shihnin. Aty shefi më
tregoi koleksionet e tij private të
pikturave, disa vepra arti tepër
të rralla e jashtëzakonisht të
shtrenjta të mjeshtërve amerikanë
dhe europianë. Kishte edhe
vepra antikuariati që të linin pa
mend. Qëllimi i turit që më bëri
kryebankieri ishte që të më linte
të kuptoja dy gjëra: e para se sa e
pasur ishte banka e tij dhe e dyta
që sekretet e fshehta mbaheshin
pas dyerve të mbyllura dhe ato
shijoheshin vetëm nga një grusht
njerëzisht të privilegjuar e shumë
të pushtetshëm. Por sa thashë më
sipër është një përshkrim i ngjarjeve
në një tjetër epokë. Sot, e
dimë të gjithë, bankat në të gjithë
botën po pësojnë lëkundje, shembje,
transformime dhe bankat
europiane renditen ndër humbëset
më të mëdha. Javën që shkoi,
prestigji dhe fshehtësia e shenjtë
e tyre mori një tjetër goditje të
rëndë. Qeveria e Zvicrës ra dakord
që t‘u bënte të ditura Shteteve
të Bashkuara të Amerikës listën
me emrat e 4450 amerikanëve,
klientë të bankës UBS, mbi bazën
e akuzave për shmangie të
taksave. Fitorja e arritur nga ana
e SHBA, në fakt nuk është një
goditje e vetme dhe e izoluar
e një shteti të vetëm ndaj një
banke të vetme. Bëhet fjalë për
një moment të vërtetë politik, të
krijuar dhe forcuar në pragun dhe
gjatë krizës aktuale financiare
botërore, kur vende të ndryshme
po kërkojnë me ngulm rikthimin
e pasurive brenda kufi jve. Vetëm
pak vite më parë, në epokën
e para-krizës, operacionet e
fshehta ndërkufi tare të bankave
nuk viheshin re me vëmendjen
që vihen sot. Ndërkohë që disa
nga shmangësit e mundshëm të
taksave mund të jenë kriminelë,
trafi kantë, apo edhe politikanë
e despotë, qëllimi i përpjekjes
së fundit amerikane është që të
kapin biznesmenë të pasur dhe
individë të tillë. Sigurisht që
Shtetet e Bashkuara zyrtarisht
këtë përpjekje e bëjnë për të
kapur amerikanë të pasur që kanë
shmangur taksat, duke vendosur
paratë e tyre në bankën UBS.
Zvicra është qendra më e madhe
"off-shore", por sigurisht që nuk
është e vetmja. Mbështetësit e
sekretit bankar ngulmojnë se
"kodi i të mbajturit sekret" është
pjesë e statusit neutral të Zvicrës
dhe se ai qëndron mbi grindjet
dhe kontradiktat e politikës. Por
ky kod ka sjellë edhe fi time të majme
për vendin. Sipas disa vlerësimeve,
një e katërta e parave të
vendosura në vendet me statusin
e "parajsave fiskale" ndodhen
në Zvicër. Sipas një bankieri
europian, në fi llim të viteve ‘90,
pas rënies së Bashkimit Sovjetik,
rusë të ndryshëm vinin me kuti
të mëdha me para nga vendi i
përfshirë nga kaosi. Kundërshtia
ndaj kësaj bote sekretesh të
paligjshme nuk është kufizuar
vetëm në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. Tashmë përpjekje
ka edhe në Europë. Kështu, për
shembull, Franca do të jetë një
nga vendet e para europiane që
do të vendosë një marrëdhënie
të re taksore me Zvicrën për të
përmirësuar transparencën dhe
aksesin në informacionin bankar.
Gjermania është në diskutim e
sipër me Lihtenshejnin, në lidhje
me çështje që kanë të bëjnë
me shmangien e taksave nga
kompani dhe individë gjermanë.
Ky vend, që konsiderohet si një
"parajsë fiskale", ka arritur një
marrëveshje edhe me Britaninë
e Madhe në lidhje me inkurajimin
e klientëve britanikë për të
vënë paratë e tyre në këtë vend,
por pasi ta kenë bërë transparencën
fiskale tek autoritetet
britanike. Në këmbim, atyre do
t‘u jepen lehtësira të ndryshme.
Në Itali, zyrtarët e taksave kanë
nisur një hetim në lidhje me
pronat e Gianni Agnelli-t, ishbosit
të "FIAT". Dyshohet se ky
i fundit ka fshehur një shumë
të jashtëzakonshme parash
në Zvicër. Për sa i përket marrëveshjes
së javës së kaluar
mes SHBA-së dhe UBS, bankës
zvicerane, autoritetet amerikane
morën informacionin që
donin, pasi e panë UBS në një
pozicion të dobët. Kjo bankë
dikur kishte një reputacion të
pacenuar në arenën globale.
Gjatë krizës së fundit pësoi një
humbje prej miliarda dollarësh
dhe për të shpëtuar iu desh që
t‘i kërkonte ndihmë qeverisë
zvicerane dhe paketës së saj
"shpëtimtare". Kjo ndodhi në
tetorin e kaluar. Për qeverinë
zvicerane, kjo marrëveshje
heq menjëherë kërcënimin
e çuarjes së çështjes në një
gjykatë ndërkombëtare dhe e le
të lirë bankën, që të përqendrohet
në marrjen e vetes. Por a do
të ndryshojë ndonjë gjë realisht?
Në bazë të marrëveshjes, SHBA
do të mësojë identitetet e disa
mijëra personave që u janë
shmangur taksave. Këta emra
do të shkojnë fillimisht për t‘u
kontrolluar në administratën
zvicerane të taksave. Procesi aktual
i emrave ka shumë mundësi
që të humbasë në tunelet e burokracive.
Ndërkaq, banka më
të vogla zvicerane shprehen të
bindura që do të arrijnë të gjejnë
mënyra të tjera përfitimi për të
ruajtur privatësinë e klientëve të
tyre. Janë banka që i ndihmojnë
klientët të fshehin miliarda dollarë,
duke u ofruar strukturat
e ndërlikuara të "parajsave
fiskale". Ndërkaq, pala amerikane,
përfaqësuesi i taksave,
ngulmon se marrëveshja është
një hap shumë i madh përpara
dhe shumë i rëndësishëm në
përpjekjen e qeverisë amerikane
për të goditur "sekretet
bankare". Koha do ta tregojë
se sa i vërtetë është një pohim
i tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›