Kur bindja te ligji merr fund, qeveritë kthehen në banda
Me denoncimin e Kosta Trebickës, "mafia e dale krejt jashtë kontrollit", në fakt u godit keqazi në palcën e saj, me shtyrjen edhe për gati tete muaj të tjerë nga Senati Amerikan të ratifikimit të anetaresise në NATO, (argument që e kishte kthyer në armen kryesore krejt personale për një mandat tjetër qeverisjeje).
Sipas gjykimit tim, për këtë arsye kryesore, "kafshët e dala jashtë kontrollit" (siç thuhet në përgjimet telefonike Trebicka-Diverol) vendosi ta ndëshkojë një nga autoret kryesore të kesaj disfate vetëm një dite pas kësaj Vaterloje politike të saj dhe plot gjashte muaj pas bombës “Gërdeci”, që i plasi në duar...
A nuk ngjason ky dënim me vdekje i z.Kosta Trebicka, tamam me vendimet e kupolës së Koza Nostras dhe Ngradetas siciliane apo njujorkeze për qërimin e cilitdo që guxonte të pengonte punët e saj?!
Një publicist italian ka thënë: “Një bandë nga një qeveri e ndan vetëm një gjë: Banda i bindet Kapos, qeveria Ligjit. Kur bindja te ligji merr fund, qeveritë kthehen në banda”.