Trebicka, dyshimet për gjuetinë në Voskopojë
KORÇË- Ekspertiza auto-teknike e makinës së Kosta Trebickës trondit edhe një tjetër herë “themelet” e hetimit zyrtar. Eksperti amerikan, Kevin Teter, i shoqëruar nga një përfaqësues i Ambasadës Amerikane kanë udhëtuar herët në mëngjes drejt Lekasit, ku fillimisht kanë këqyrur vendin ku u gjet i vdekur Trebicka. Më pas ata kanë “çmontuar” makinën e viktimës në mjediset e policisë së Korçës, duke dalë nëpërfundimin se “NISAN”-i me targa 8843 J ndodhej në kushte të mira teknike, edhe pse sipas versionit zyrtar kishte bërë disa salto në ajër.Sipas tyre, mjeti i Kosta Trebickës është në gjëndje shumë të mirë teknike, ndonëse është rrëzuar gjatë një aksidenti automoblistik. Në këtë rrethanë të re mbështillet më me tepër mister vdekja në rrethana të paqarta e biznesmenit shqiptaro-amerikan, ndërsa gjendja aktuale e mjetit,i cili është gjetur për më tepër dhe i ndezur ngre të tjera pikëpyetje.
Përfaqësuesi i dërguar nga SHBA për kontrollin auto-teknik të makinës ka mbërritur gjatë të premtes në qytetin juglindor, ndërkohë që pas mbërritjes në Korçë, ka vazhduar udhëtimin në zonën e Lekasit për t’u njohur me vendin e ngjarjes. Kevin Teter, i shoqëruar nga një tjetër koleg amerikan kanë qëndruar rreth 2 orë në vendin e quajtur “Kullat e Gjergjevicës”, ndërsa më pas, destinacioni i amerikanëve por dhe i gjithë grupit të hetimit ka qenë Policia e Korçës. Këqyrja e mjetit ka zgjatur për më shumë se 5 orë në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë. I shoqëruar dhe me një tjetër koleg, por dhe në prani të ekspertëve shqiptarë mësohet se është punuar me mjaft kujdes, madje nën vëzhgimin e kamerave edhe të ekspertëve amerikanë. Pas këqyrjes së imtësishme të mjetit, ekspertët e huaj kanë mbajturtë gjitha shënimet e nevojshme, ndërsa pritet të përllogarisnin dhe kilometrazhin me të cilin udhëtonte Kosta Trebicka, në momentin e ngjarjes. Gjatë orëve të gjata të punës mbi këtë makinë, ekspertët kanëkryer edhe një provë me të duke e vënë në lëvizje, përtë parë sistemin e drejtimit të tij, por dhe atë të frenimit të cilët kanë rezultuar në gjendje shumë të mirë. Ndonëse makina ka një dëmtim në pjesën ballore të saj, nga pikëpamja motorike ajo është në gjendje shumë të mirë dhe sipas mendimit paraprak të ekspertëve nuk ka ndonjë dëmtim motorik, pavarësisht disa dëmtimeve të jashtme.
Pritet që ekspertët amerikanë të hartojnë aktin e kontrollit autoteknik, ndërkohë që një tjetër akt do të përpilohet dhe nga ekspertë shqiptarë për të njëjtin argument, për t’u ballafaquar më pas me mendimet e specialistëve. Ndonëse ekspertiza ka përfunduar, ekspertët e huaj dotë qëndrojnë dhe për një ditë tjetër në Korçë. Tashmë mbetet për t’u zbuluar se çfarë e ka çuar drej vdekjes biznesmenin shqiptaro-amerikan, megjithëse pikëpyetjetnë këtë rast duket se shtohen më tepër. Të njëjtat burime të mirinformuarapranë grupit të hetimit konfirmojnë për “Shekullin” faktin tjetër domethënës se në makinën e Trebickës nuk janë gjetur njolla gjaku. Tashmë, ajo që pritet të zbardhet është se me sa kilometra po ecte makina disa momente para vdekjes fatale të drejtuesit të saj, i cili u gjet shumë larg makinës në tokë i shtirë në mënyrë horizontale, përllogaritje që do të dalin ndoshta pas 24 orësh.
-------------------------------------------------------File Shainasi, punëtor në minierë, është ndër të parët persona që ka mbërritur në vendin ku humbi jetën Trebicka
Shainasi: Pranë trupit kishte çiften dhe menduam se e kishin vrarë. Një makinë me targa të huaja ka kaluar në zonë
VOSKOPOJË- File Shainasi ka qenë duke u kthyer nga një ceremoni mortore, kur ka parë trupin e Kosta Trebickës në mes të rrugës dhe një makinë me targa të Korçës, që sapo ndalonte pranë vendit të ngjarjes. Betohet se e ka parë viktimën të lëvizte, ndërsa shton se çiftja pranë këmbëve të tij e ka shtyrë të mendojë se ai mund të ishte vrarë. Punëtori i minierës thotë se ka qenë me njerëzit që ktheheshin nga ceremonia mortore nga fshati Marian në Voskopojë, kur janë përballur me trupin e Trebickës. “Para nesh janë nisur drejt Voskopojës edhe makina të tjera, por nuk e kuptoj sesi nuk janë ndalur”,-thotë Shainasi, në një intervistë për “Shekullin”.
Zoti Shainasi, ku ndodheshit ju ditën që është gjendur i vdekur Kosta Trebicka?
Kam vajtur në një vdekje në fshatin Mirian. Mbaruam ceremoninë e varrimit dhe po ktheheshim në Voskopojë, ku edhe banoj. Ndodhesha në një makinë “Ifë”,bashkë me banorë të tjerë të zonës.
A keni vënë re ndonjë lëvizje të çuditshme, mesditën e 12 shtatorit, kur edhe është gjetur i vdekur Kosta Trebicka?
Atë ditë jo, por më vonë e kam menduar. Ceremonia është zhvilluar rreth orës 11.00 dhe në atë kohë ra çiftja. Unë kam dëgjuar dy të shtëna. Më bëri përshtypje, sepse e tërë zona ishte në varrim dhe krismat na bënë habi se ç’ishte ky njeri që dilte për gjah, në një vdekje të tillë të hidhur, pasi një djalë i ri ishte larguar përgjithmonë nga kjo jetë. Krismat vinin nga fshati Gjonbabas, por nuk ia vumë më shumë veshin. Pasi mbaruam ceremoninë mortore, u kthyem për në fshat dhe them më shumë se sa një orë nuk na ka bërë rruga, për t’u kthyer në vendin ku u gjet i ndjeri.
A mund të na shpjegoni se çfarë patë në vendin e ngjarjes?
Ndaluam në rrugë, sepse aty pamë një makinë “Benz” me targa KO, prej së cilit kishin zbritur katër veta që po mundoheshin t’i jepnin ndihmë viktimës që gjendej në mes të rrugës.Kur kam mbërritur unë, trupi ishte i shtrirë dhe lëviste kokën. Jam i bindur se ishte ende gjallë. Askush nuk e prekte, ndërsa mes nesh dikush kujtoi se ishte nipi i tij dhe gati sa nuk u konfliktua me ata katër personat që ndodheshin aty. Dikush prej tyre na tha se nuk duhej të preknim kufomën dhe po prisnim. Nga momenti që unë kam qenë aty, nuk ka kaluar as 30 minuta dhe mbërriti një gazetare, nuk e di se kush ishte. Gjysmë ore pas saj ka mbërritur policia dhe pastaj ka ndodhur ajo që ju dini.
Çfarë vutë re pranë trupit të Kosta Trebickës?
Me bëri përshtypje fakti që arma ka qenë tek këmbët dhe kjo bëri që ne të mos guxonim ta preknim, sepse menduam se o është vrarë, o është vetëvrarë. Çiftja ishte tek këmbët, kishte dy çanta brezi me vete, një shapkë dhe një mushama makine, që ndodheshin afër trupit. Makina ishte më poshtë, e ndezur dhe askush nuk u afrua, sepse të gjithë ne mendonim se ishte i vrarë, por edhe makina nuk dukej shumë e goditur.
Kanë kaluar makina të tjera para jush, në të njëjtën rrugë?
Po. Kanë kaluar disa makina, por unë nuk e di nëse ishin makina të mortit apo jo. Rrugës kemi takuar një makinë me targa të Vlorës, rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes, por nuk mendoj se është e dyshimtë. Aty kishte edhe gra dhe mësova më vonë që shkonin në varrim.Ndërsa makinat e tjera që kanë kaluar, nuk e di pse nuk kanë ndaluar. Por di që ne kemi qenë njerëzit e parë që ndaluam dhe gjetëm trupin, ende në agoninë e jetës.
A keni vënë re ndonjë makinë tjetër të dyshimtë në këtë rrugë?
Kam dëgjuar që në atë zonë, ka qarkulluar një makinë me targa tëhuaja. Unë nuk e kam parë, por është e besueshme kjo, sepse në fshat po flitet gjatë për këtë punë. Kur kam mbërritur unë, kam parë vetëm trupin në momentet e fundit të jetës së tij dhe që askush nga katër personat e parë nuk guxonin t’i jepnin ndihmën e parë. Askush nga ne nuk e ka prekur me dorë, derisa ka ardhur policia. Madje atakanë përdorur edhe telefonin, për të lajmëruar gruan e tij.
Kur e mësuat se viktima ishte Kosta Trebicka?
E kam mësuar kur erdha në shtëpi. Nuk e njihja, por kisha dëgjuar që ishte nga kjo zonë dhe pikërisht personi që kishte denoncuar korrupsionin e qeverisë. Kur erdhi policia, unë ika sepse mendova që asgjë nuk mundtë bëja më për këtë njeri.
Punëtori Veiz Liceni thotë se makina ka qenë e parkuar në Lavdar, por Trebickën nuk e pa kush
Punëtori i rrugës: Pashë makinën, por jo Trebickën
Punëtori i mirëmbajtjes së rrugës, Veiz Liceni pohon se e ka parë makinën e Trebickës të kalojë në atë rrugë rreth orës 12.00, por shton se askush në fshat nuk e ka parë atë duke gjuajtur.
Zoti Veiz, ditën e premte, a keni qenë në punë?
Po. Siç do ditë tjetër?
A e keni fiksuar lëvizjen e makinës së kuqe, për të cilën morët vesh se është e Kosta Trebickës?
Në fakt, unë nuk e dija se kujt i përkiste makina. Vetëm kur kam dëgjuar lajmet, mësova çfarë kishte ndodhur dhe kam bërë lidhjet e personit me makinën që kam parë.
Ju e keni parë makinën e Trebickës?
Po. Ka kaluar nga kjo rrugë. Unë nuk mund të them ekzaktësisht kohën, por ka qenë ora rreth 12. Makina e kuqe ka kaluar në këtë rrugë, por nuk ka ndaluar.
Po në mëngjes e keni parë të kalojë kjo makinë?
Jo. Unë dal vonë për në punë, ndërkohë që besoj se i ndjeri me makinën e tij ka kaluar këtej rreth orës 7 e 30 minuta. Unë nuk e kam parë me sy, por kam dëgjuar se makinën e kishte parkuar në një vend këtu në fshat, në afërsi të repetitorit.
A e ka parë njeri të gjuajë në këtë zonë?
Jo. As unë dhe asnjë njeri tjetër nuk e ka parë duke gjuajtur.Është parë vetëm makina e parkuar, më pas, udhëtimi i tij në këtë zonë ka qenë rreth orës 11: 30 deri në orën 12:00.
Ka pasur lëvizje të tjera të makinave në këtë zonë atë ditë?
Po. Në fshatin përtej kishte një varrim dhe qarkullimi ka qenë i shpeshtë, në ndryshim meditët e tjera.
Nderim Pajollari rrëfen dyshimet e tij për ngjarjen: S’ka ardhur asnjëherë vetëm në Gjonbabas
------------------------------------------------------------------------------Miku i Trebickës: Sa herë dilte për gjah, më vinte në shtëpi
VOSKOPOJË- Miku i Trebickës në zonën ku ai dilte për gjueti banon në fshatin Gjonbabas.Rruga nga Voskopoja drejt tek ky fshat, sa vjen e bëhet më e vështirë dhe në tërë zonën, syri nuk sheh asgjë të lëvizë. Nderim Pajollarin e gjejmë në shtëpinë e tij. Tërë sezonin e verës, Nderimi e kalon në fshat. Nuk ngurron aspak të fshehë miqësinë e tij me biznesmenin e njohur, ndërkohë që dyshimet për ngjarjen e ndodhur “turbullojnë” ende mendjen e tij. Nderimi pohon për “Shekullin” se me Trebickën njihej prej 4 vitesh dhe i dhemb shpirti për vdekjen e tij të mistershme. Sikurse edhe njerëzit e tjerë që e njihnin, ai pohon se nuk e ka parë kurrë Trebickën vetëm në këtë zonë, e aq më pak të jetë në fshat e mos të kalojë nga shtëpia e tij. “Sa herë që Kosta vinte këtu për gjueti, vinte në shtëpinë time. Herën e fundit që ka ardhur, ka qenë para denoncimit që i bëri tragjedisë së Gërdecit. Që atëherë nuk e kisha takuar më, por fakti që ka qenë në fshatin tim dhe nuk më ka ardhur në shtëpi më le shumë për të dyshuar. Në këtë zonë unë isha miku i tij i vetëm dhe tërë fshati këtë e di”-rrëfen Nderimi. Burri rreth të 50-ave kujton se në shtëpinë e tij Trebicka ka bujtur me miq nga Tirana dhe asnjëherë i vetëm. Madje, edhe në mes të natës ka trokitur në shtëpinë e tij, në qendër të fshatitGjonbabas. “Nga ajo sa kam dëgjuar dhe vërtetuar, qoftë edhe me faktin se Kosta nuk ka ardhur në shtëpinë time dhe as më ka kërkuar kur ka ardhur në fshat, më lë të besoj se vetëm për gjah nuk ka ardhur këtu. Po të ishte kështu, isha mëse i sigurt që ai do të vinte tek unë, sidomos nëse ka qenë vetëm, siç qarkullon në fshat”- thotë Nderimi. Përveç dhimbjes që ndjen për mikun e tij të humbur, Nderimi nuk di të thotë gjë tjetër. Madje, edhe për punonjësit e policisë që kanë trokitur dy ditë më parë në derën e tij, një dëshmi të tillë ka dhënë.