Pesë pyetje modeste për ekspertët e aksidentit Trebicka
Le t’u përgjigjen ekspertet (qeveritarë ose jo) pyetjeve të mëposhtme:
1- Pse z.Kosta Trebicka do të hidhej nga makina në lëvizje e sipër ose jashtë kontrollit, kur ajo ndodhej në mesin e rrugës dhe në një terren pllajor gati fushor!?
2- Nëse e lëshon makinën, sistemi i frenave apo timoni në tatëpjetë, sikurse pretendohet, kur në fakt asgjëkund nuk duket ndonjë rrëpirë ose tatëpjetë, atëherë pse nuk do të përdorej gazi për ta ulur shpejtësinë!?
3- Nisur nga profesioni i z.Kosta Trebicka si prokuror, hetues dhe biznesmen me banim në Florida, një nga shtetet me rrugët me të mira në SHBA dhe në Botë, ku vendosja dhe mbajtja e rripit të sigurisë gjate gjithë udhëtimit është tepër strikte dhe ndëshkohet tepër rrepte nga policia, si është e mundur që ai të mos e kishte vendosur atë rrip në një terren malor si Lekasi!?
4-Në cilin vend të Botës, qofte edhe në Xhibuti të Afrikës, ndodh që policia të urdhërojë që të mos lëvizet dhe të mos ndihmohet një viktime aksidenti për sa kohe që ai ka shenja jete, siç e pohon punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve, që ishte i pari në vendin e vdekjes!?
5- Çfarë donin dy punëtorët nga Tirana dhe fuoristrada me targa të Vlorës në vendin e ngjarjes, që i përmend jo vetëm i njëjti dëshmitar, por edhe të tjerë!?