Në këtë rast, përgjegjësia bie sërish mbi garantët e sigurisë
Nuk përjashtohet mundësia që si në rastin e Gërdecit edhe në vrasjen e dëshmitarit të guximshëm z.Kosta Trebicka, të jene implikuar edhe agjenturat e shteteve fqinje nga Veriu ose Jugu, në mos edhe me tutje në verilindje të Evropës... Nëse kjo është vërtetë ky fakt nuk e lehtëson, por përkundrazi e rendon edhe me shume qeverinë shqiptare.
Detyra e saj parësore është të siguroje jetën e popullit e sidomos të figurave publike. Deshi nuk deshi ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Kryeministri, qeveria në përgjithësi, mbas pese figurave kryesore të shtetit shqiptar, z.Kosta Trebicka ishte figura publike me e njohur gjate gjashte muajve të fundit në Shqiperi.
Së bashku edhe me tre-katër liderët kryesore të opozitës ai duhej të ruhej e mbrohej me shume se kushdo tjetër, çka nuk e beri kjo qeveri... Një fakt më shumë i paaftësisë së saj. Një fakt më shume që ajo duhet të iki...