E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti të ngjall dyshime të reja, në vend të sqarimeve

Grupi i Ekspertizës shpalli dje raportin lidhur me vdekjen e z.Kosta Trebicka. Gjeja e pare që bie në sy në atë raport është mospërputhja flagrante brenda vet raportit, që më shume së sqaron, ngjall dyshime të reja serioze për rrethanat misterioze të vdekjes së denoncuesit të mamutho- korrupsionit qeveritar në Gërdec. Konkretisht: “Ne pjesën e poshtme të veshit të majte është gjetur dhe një cifël inoksi, që flet qarte se viktima ka pasur kontakt me automjetin”, thuhet në raport... Vetëm një paragraf mbrapa, duke justifikuar mungesën e gjurmëve të gjakut, ekspertet e të njëjtit raport, pohojnë se “dy tubat e makinës ku u godit biznesmeni janë prej inoksi dhe në të nuk mbetet asnjë lloj gjurmë…”.

Natyrshëm lindin tri pikëpyetje:

Së pari, si është e mundur që pjesa e poshtme e veshit të ciflosë inoksin dhe cifla e tij mbetet aty!?

E dyta, kush është me e forte, pjesa e poshtme e veshit apo inoksi i tubave të makinës!?

Së treti, si është e mundur që një nga dy tubat e makinës prej inoksi cifloset dhe në pjesën e ciflosur nuk ka mbetur asnjë gjurme gjaku, kur dihet që gjaku ngjit dhe le gjurme në çdo lloj sipërfaqeje, aq me tepër të ciflosur...(!?)

Mospërputhje flagrante, zotërinj ekspertë! Siç na ka treguar ish-Presidenti i Meksikës, zoti Luis Ecveria Alvarez, ish-Zëvendës- Ministër i Brendshëm dhe drejtues i Grupit Hetimor për vrasjen e ish- liderit bolshevik rus, Boris Trocki u godit me çekiç inoksi në kokë nga agjentet e ish- CEKA-se, pararendësja e KGB-së së Stalinit... Por në të kishin mbetur shume gjurmë gjaku, bile edhe fije floku. Gjaku është si mastiçja, ngjit edhe në akull, pasi e shkrin atë me nxehtësinë tij!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›