Zgjedhjet në Maqedoni, fiton qytetaria
Maqedonia kalon
me sukses provën
e zgjedhjeve. Procesi
zgjedhor ka
treguar se ka fituar qytetaria, jo
vetëm për faktin se u zhvilluan
të qeta dhe pa asnjë incident,
por edhe për numrin e pjesëmarrjes
së lartë në procesin e
votimit. Ndryshe nga zgjedhjet
e kaluara parlamentare, duket
se votuesit në Maqedoni këtë
herë kanë qenë më të interesuar
t‘u drejtohen kutive të
votimit në garën e katërt për
zgjedhjet presidenciale dhe
të pestat për ato vendore. Nga
1 milionë e 792 mijë votues
që figuronin të regjistruar në
listat zgjedhore, pjesëmarrja në
votim i ka kaluar 57.2%, shifër
kjo mjaft e lartë, krahasuar
me vitin e kaluar ku nuk është
kaluar nga 50% i jehonës në
votim. Zgjedhjet në Maqedoni
janë monitoruar nga të paktën
6900 vëzhgues të huaj dhe nuk
është regjistruar asnjë incident,
falë prezencës policore
dhe ndëshkimeve të ashpra
me burgim që parashikohen
nga ligji në rast të cenimit të
procesit. Komisioni Shtetëror
i Zgjedhjeve ka bërë publike
rezultatet e procesit zgjedhor.
Komisionerët komunalë zgjedhorë
kanë përpunuar të dhënat
e para deri në orët e para të
mëngjesit, ndërkohë të gjitha
qendrat e votimit janë mbyllur
në orën 19.00 dhe vetëm një
pjesë e vogël e tyre, për shkak
të numrit të votuesve, e ka
mbyllur procesin e votimit në
orën 19.30. Numërimi i votave
është bërë pranë çdo vendvotimi
nga ana e komisionerëve
dhe pas mbylljes së kutive
dhe procesverbaleve, të gjitha
materialet janë transportuar
për numërimin e dytë dhe final
pranë komisioneve komunale
zgjedhore. Ndërkohë, shtabet
elektorale të partive politike,
rreth 2 orë pas mbylljes zyrtare
të vendvotimeve, kanë
bërë daljet e para publike për
shpalljen e rezultateve të marra
direkt gjatë procesit të numërimit,
nga ana e komisionerëve
të tyre në qendrat e votimit.
PDSH ka shpallur fitoren gjatë
mbrëmjes së 22 marsit në Komunën
e Tetovës, ndërkohë që
BDI shpalli fitore të sigurt në
zgjedhjet lokale në komunat
Saraj, Dibër, Studenicanë dhe
Zhelinë, Vrapcishtë, Tearcë dhe
Osllomej. Kurse në komunat
Strugë, Gostivar, Haracinë, Likovë
dhe Dollneni, kandidatët
e BDI-së shkojnë në raundin e
dytë të zgjedhjeve.
me sukses provën
e zgjedhjeve. Procesi
zgjedhor ka
treguar se ka fituar qytetaria, jo
vetëm për faktin se u zhvilluan
të qeta dhe pa asnjë incident,
por edhe për numrin e pjesëmarrjes
së lartë në procesin e
votimit. Ndryshe nga zgjedhjet
e kaluara parlamentare, duket
se votuesit në Maqedoni këtë
herë kanë qenë më të interesuar
t‘u drejtohen kutive të
votimit në garën e katërt për
zgjedhjet presidenciale dhe
të pestat për ato vendore. Nga
1 milionë e 792 mijë votues
që figuronin të regjistruar në
listat zgjedhore, pjesëmarrja në
votim i ka kaluar 57.2%, shifër
kjo mjaft e lartë, krahasuar
me vitin e kaluar ku nuk është
kaluar nga 50% i jehonës në
votim. Zgjedhjet në Maqedoni
janë monitoruar nga të paktën
6900 vëzhgues të huaj dhe nuk
është regjistruar asnjë incident,
falë prezencës policore
dhe ndëshkimeve të ashpra
me burgim që parashikohen
nga ligji në rast të cenimit të
procesit. Komisioni Shtetëror
i Zgjedhjeve ka bërë publike
rezultatet e procesit zgjedhor.
Komisionerët komunalë zgjedhorë
kanë përpunuar të dhënat
e para deri në orët e para të
mëngjesit, ndërkohë të gjitha
qendrat e votimit janë mbyllur
në orën 19.00 dhe vetëm një
pjesë e vogël e tyre, për shkak
të numrit të votuesve, e ka
mbyllur procesin e votimit në
orën 19.30. Numërimi i votave
është bërë pranë çdo vendvotimi
nga ana e komisionerëve
dhe pas mbylljes së kutive
dhe procesverbaleve, të gjitha
materialet janë transportuar
për numërimin e dytë dhe final
pranë komisioneve komunale
zgjedhore. Ndërkohë, shtabet
elektorale të partive politike,
rreth 2 orë pas mbylljes zyrtare
të vendvotimeve, kanë
bërë daljet e para publike për
shpalljen e rezultateve të marra
direkt gjatë procesit të numërimit,
nga ana e komisionerëve
të tyre në qendrat e votimit.
PDSH ka shpallur fitoren gjatë
mbrëmjes së 22 marsit në Komunën
e Tetovës, ndërkohë që
BDI shpalli fitore të sigurt në
zgjedhjet lokale në komunat
Saraj, Dibër, Studenicanë dhe
Zhelinë, Vrapcishtë, Tearcë dhe
Osllomej. Kurse në komunat
Strugë, Gostivar, Haracinë, Likovë
dhe Dollneni, kandidatët
e BDI-së shkojnë në raundin e
dytë të zgjedhjeve.