E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geinther: Ja si do të rinisim dhënien e huave

Këtë javë pritet që Presidenti
amerikan, Obama,
të ndërmarrë një sërë vendimesh
të rëndësishme, ndër të
cilat ai i djeshmi ka qenë shumë
parësor në aspektin e politikave
antikrizë. Hapi është ndërmarrë
nga departamenti i thesarit dhe
ka të bëjë me përpjekjen për t‘i
dhënë fund paralizimit të bankave
për sa i përket dhënies së
kredive. Kjo shpresohet të arrihet
përmes "thithjes" së aseteve të
"këqija" nga bankat. Programi i
ri u prezantua dje nga sekretari
amerikan i Thesarit, Timothy
Geithnes, i cili fillimisht bëri
thirrje për durim duke nënvizuar
se përpjekja për rehabilitimin e
situatës bankare me probleme të
tilla të mëdha duhet të vazhdojë
pavarësisht gjithë inatit të madh
dhe zemërimit për bonuset që
vazhdojnë të marrin ekzekutivët
e lartë të disa bankave, tashmë të
falimentuara. Sekretari e paraqiti
planin në sallën kryesore të
Departamentit të Thesarit pa
praninë e kameramanëve. Para
kësaj ishte takuar me Presidentin,
i cili i kishte shprehur besimin
se gjithçka do të shkonte mirë.
Sipas Obamës, hapi i ndërmarrë
dje është "momenti më kritik" i
përpjekjes së gjatë për rigjenerimin
e ekonomisë. Sipas sekretarit
të Thesarit, programi i ri do të
synojë që përmes shfrytëzimit të
burimeve federale dhe private, të
blejë gjysmë trilioni dollarë asete
"të këqija" të bilanceve të bankave,
por ndoshta shuma mund
të kapë edhe 1 trilionin. Plani i
fundit i shpëtimit është një tjetër
provë për sekretarin e Thesarit, i
cili së fundi po kritikohet jo pak
nga disa kongresmenë për shkak
të disa gabimeve me taksat në të
shkuarën. Ndërkohë, pas dhënies
së lajmit, Wall Street duket se ka
pasur dje një ditë hapjeje më
të mirë. Programi i prezantuar
dje është hapi i fundit i një sërë
iniciativash në lidhje me bankat
të ndërmarra nga administrata
e re që kanë si synim përpjekjen
për t‘u marrë drejtpërsëdrejti
me fi llimin e linjave të kreditit
bankar si për blerjen e banesave,
ashtu edhe për ato ndaj biznesit
të vogël e të mesëm. Zyrtarët e
administratës thanë se plani i
së hënës do të fusë në lojë 75-
100 miliardë dollarë nga plani
i aprovuar i qeverisë prej 700
miliardë dollarësh. Shifra do të
mbështetet edhe nga kreditë e
Korporatës së Sigurimeve të Depozitave
Federale si dhe nga një
linjë kredie e Rezervës Federale.
Sipas planit, qeveria ndërmerr
një risk të madh në këtë situatë
dhe sekretari i Thesarit e mbrojti
këtë vendim, pasi sipas mosveprimit
do të kishte qenë një alternativë
shkatërrimtare dhe do
të rrezikonte që vendi të zhytej
më keq në recesion. Ndërkohë,
sekretari i Thesarit, sipas disa
kongresmenëve, nuk është personi
në lartësinë e duhur për të
qenë në krye të një situate të tillë
ekonomike të paprecedentë në
historinë e Shteteve të Bashkuara,
ndërkohë që Obama i ka dalë në
mbrojtje duke deklaruar se sekretari
ka mbështetjen e tij të plotë.
Sipas Geinther, vendi nuk mund
rrijë në pritje që situata e bllokuar
e kredive bankare të zgjidhet vetiu,
pa ndërhyrjen e qeverisë. "Ajo
çka ne po mundohemi të bëjmë
nuk ka të bëjë me shpëtimin e
bankave, apo firmave që kanë
asete të këqija, por me shpëtimin
e ekonomisë në tërësi, me shpëtimin
e një sistemi në mënyrë që
bankat të rifi llojnë të japin kredi
e njerëzit të rifillojnë të blejnë
shtëpi e bizneset të prodhojnë e
të shesin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›