Franca përgatit regjistrimin e etnive
Përherë të parë, Franca ka ngritur
një komision për gjetjen e
mënyrave të matjes së përbërjes
etnike të vendit. Komisioni është
ngritur nga këshilltari
i Presidentit, Sarkozi
për luftën kundër diskriminimit,
Yazid Sabeg.
Sipas tij është thelbësore
që të mësohet
se sa të efektshme
janë politikat zyrtare
që luftojnë diskriminimin
në një vend ku të
huajt përbëjnë një pjesë
të konsiderueshme të
popullsisë. Ndërkohë,
kundërshtarët e kësaj
mase thonë se kjo
ide është një "çarje" në parimet
franceze të barazisë për të gjithë.
Klasifi kimi i njerëzve sipas racës
dhe fesë është i paligjshëm në
Francë. Vetë Sabeg, një biznesmen
me prejardhje algjeriane,
argumentoi se parimi i barazisë
mund të jetë i mirë në teori, por
në fakt nuk ka bërë asgjë për të
pakësuar shtimin e diskriminimit
racor. "Nuk është më e mundur
që të thuash se jemi një komunitet
i vetëm dhe se nuk përballemi me
fenomeni racizmi dhe diskriminimi.
Nëse do të vazhdojmë
kështu, nuk do të mund
të zgjidhim problemet",
ka bërë të ditur këshilltari
i Presidentit. Sipas
disa analistëve për
shumë francezë ideja e
statistikave etnike sjell
në mendje kujtime të
errëta të së shkuarës, të
Luftës së Dytë Botërore,
kur parimi i barazisë u
hoq në favor të hartimit
të listave të hebrenjve
nga pushtuesit nazistë.
Megjithatë shumë emigrantë, apo
qytetarë francezë me ngjyrë ankohen
vazhdimisht nga përballja me
sjellje dhe politika diskriminuese
në vend. Sipas asaj çka kërkon të
bëjë Sarkozi, njerëzit duhet të përballen
me realitetin për të zgjidhur
problemet dhe jo t‘i fshihen atij në
emër të parimeve që nuk ofrojnë
zgjidhje.
një komision për gjetjen e
mënyrave të matjes së përbërjes
etnike të vendit. Komisioni është
ngritur nga këshilltari
i Presidentit, Sarkozi
për luftën kundër diskriminimit,
Yazid Sabeg.
Sipas tij është thelbësore
që të mësohet
se sa të efektshme
janë politikat zyrtare
që luftojnë diskriminimin
në një vend ku të
huajt përbëjnë një pjesë
të konsiderueshme të
popullsisë. Ndërkohë,
kundërshtarët e kësaj
mase thonë se kjo
ide është një "çarje" në parimet
franceze të barazisë për të gjithë.
Klasifi kimi i njerëzve sipas racës
dhe fesë është i paligjshëm në
Francë. Vetë Sabeg, një biznesmen
me prejardhje algjeriane,
argumentoi se parimi i barazisë
mund të jetë i mirë në teori, por
në fakt nuk ka bërë asgjë për të
pakësuar shtimin e diskriminimit
racor. "Nuk është më e mundur
që të thuash se jemi një komunitet
i vetëm dhe se nuk përballemi me
fenomeni racizmi dhe diskriminimi.
Nëse do të vazhdojmë
kështu, nuk do të mund
të zgjidhim problemet",
ka bërë të ditur këshilltari
i Presidentit. Sipas
disa analistëve për
shumë francezë ideja e
statistikave etnike sjell
në mendje kujtime të
errëta të së shkuarës, të
Luftës së Dytë Botërore,
kur parimi i barazisë u
hoq në favor të hartimit
të listave të hebrenjve
nga pushtuesit nazistë.
Megjithatë shumë emigrantë, apo
qytetarë francezë me ngjyrë ankohen
vazhdimisht nga përballja me
sjellje dhe politika diskriminuese
në vend. Sipas asaj çka kërkon të
bëjë Sarkozi, njerëzit duhet të përballen
me realitetin për të zgjidhur
problemet dhe jo t‘i fshihen atij në
emër të parimeve që nuk ofrojnë
zgjidhje.