Francë, Domenek, me ditët e numëruara
Tension në mjedisin e kombëtares së Francës. Një prishje e thellë në raportet teknik-futbollistë. Ditët duken të numëruara për Domenek. Media franceze zbulon se situata u përkeqësua përpara ndeshjes me Rumaninë, ku Domenek sulmoi futbollistët përpara seancës stërvitore: "Shpresoj që sot në stërvitje t‘ju shikoj më mirë se dje, pasi kam mbetur i shokuar me atë që pashë. Nuk shikoj futbollistë me dëshirën për të dhënë gjithçka për një sfidë shumë përcaktuese". Pas heshtjes që afruan fjalët e rënda atë Domenek, shpërtheu tensioni. E përditshmja franceze "Le Parizien" citon fjalët e kapitenit Henri: "Teknik dhe ne kemi për t‘ju thënë diçka juve. Po flas në emër të skuadrës. Ndihemi shumë të lodhur në seancat tuaja stërvitore. Gjatë 12 vjetëve në kombëtare, nuk e kam jetuar një situatë të tillë. Ne nuk dimë se si të luajmë, si të vendosemi në fushë, si të organizohemi. Nuk e dimë se çfarë të bëjmë. Nuk kemi stil loje, identitet, asgjë nuk funksionon. Kështu nuk shkon". Divorci është afruar shumë dhe mund të marrë formën përfundimtare pas ndeshjes me Serbinë të mërkurën në mbrëmje në Beograd. Franca ka vetëm shanse teorike për t‘u kualifikuar si e para e grupit, ndaj dhe Henri kërkon që të sigurohet vendi i dytë.