E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur licencen ta jep publiku

Kur flet sovrani, të tjerët duhet të heshtin. Kur flet drejtësia, të tjerët duhet të heshtin. Por edhe kur licencën ta jep vetë publiku, të tjerët duhet të heshtin. "Top Channel", televizioni më i shikuar në vend (e këtë nuk e thonë vetëm sondazhet vendase, por edhe ato të huaja), mori licencën në fillim të këtij viti. Por, në të vërtetë, kishte kohë që e kishte marrë, gjashtë vjet më parë, kur ekrani i tij do të bëhej përditë e më shumë më i pari për shqiptarët anë e kënd botës. "Top Channel" është kthyer prej kohësh në një institucion, që ka në themel respektin e miliona shikuesve të tij, ndaj ata ia kishin vulosur prej kohësh licencën. Në fillim të këtij viti, ajo vetëm sa u zyrtarizua. Asgjë më shumë. Madje, për hir të së vërtetës, duhet thënë se drejtësia u vonua. Licenca që i dha Këshilli i ri i Radiotelevizioneve, ndryshe nga ai i mëparshmi, ai i "lodhuri" plot zyrtarë të rraskapitur, që mezi ngjisnin shkallët e ish-hotel "Drinit", i takonte shumë më herët, që atëherë kur "Top Channel" nisi t‘i prijë evolucionit mediatik shqiptar. E pra, ky televizion lider nuk ka nevojë për avokat dhe as për të kundërtën. Nuk ka nevojë për licenca politike dhe as për tesera partiake. I ka refuzuar edhe kur ia kanë ofruar, sepse "Top Channel" u përket lexuesve të tij, të cilët u ka dhënë një premtim: Nuk do t‘i tradhtojë! "Top Channel" e mori licencën nga KKRT-ja e sotme, një institucion jashtë politikës dhe partive, që vendosi t‘i thotë "ndal" paradoksit që pengonte legalizimin e një gjiganti televiziv në Shqipëri, si "Top Channel", që licencën kombëtare ia kishte dhënë shikuesi i tij i panumërt që në lindje. Ndaj, askush nuk mund dhe nuk duhet të flasë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›