E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur mendja humbet kujtimet

Dalëngadalë kujtesa fillon të
zbehet, po ashtu edhe
perceptimi i realitetit,
emocionet familjare dhe vetë
ndjesia që jemi të sëmurë. Këtë
fenomen e quajmë "demencë",
por kush vuan nga një sëmundje
rrezikon t‘i humbasë të gjitha kujtimet
dhe kjo është vetëm një karakteristikë,
por jo më dramatikja.
Një prej ekspertëve më të mëdhenj
të kësaj bote është Jeffery L. Cummings,
përgjegjësi i Qendrës Shëndetësore
të Alzhajmerit në Universitetin
e Kalifornisë, që ka realizuar
"Neuropsichiatric investory", instrumentin
terapeutik të përdorur
për të klasifikuar ndryshimet e
sjelljes te sëmundjet neurologjike.
Në këtë intervistë ai shpjegon
vërtet se çfarë ndodh me trurin e
të moshuarve, kur preken nga demenca
mentale.
Si mund të jetosh me një
hutaq?
Le të themi se këto janë shenjat
e para të demencës, që shpesh
lihen pas dore, ndërkohë që kanë
një impakt rrënues te familjarët
dhe e bëjnë pacientin më pak të
bindur. Në këtë mënyrë arrijmë të
kuptojmë se cili prej pacientëve të
prekur nga demenca shfaq simptoma
sjelljeje, si depresioni, nerva
dhe indiferencë.
Por si mund ta kuptojmë?
Ndonjëherë shfaqin shenja të
çuditshme, që nuk përshtaten me
personalitetin e tyre, kanë mungesë
takti dhe ndjeshmërie. Në këtë
rast jemi përballë një sëmundjeje
që prek pjesën e përparme të trurit.
40 për qind e pacientëve me
alzhajmer vuan nga depresioni,
ndërsa 60 për qind ka periudha irritimi,
me sjellje agresive, që mund
të manifestohen me fyerje, bërtitje
dhe gjeste të dhunshme. 20 për
qind e pacientëve që vuajnë nga
halucinacionet, besojnë se janë në
rrezik, ose se ndodhen përkrah një
të huaji.
Kjo është një sjellje e ngjashme
me atë të një skizofreni?
Në skizofreni janë më të
shpeshta halucinacionet dëgjimore,
pra "të dëgjuarit e zërave",
ndërsa në demencë, ato pamore.
Edhe sjelljet delirante janë të
ndryshme, mungon deliri i madh
dhe manitë tipike fetare të skizofrenisë,
ndërkohë që nga familjarët
ndien sikur po tradhtohesh.
Këto janë problemet që shkaktojnë
një stres të jashtëzakonshëm
psiko-logjik dhe emocional
te personat që u shërbejnë të
moshuarve. Kjo është edhe arsyeja
që shpesh familjarët i çojnë në
azil pleqtë.
Është më mirë t‘i mbash
në shtëpi?
Është një zgjedhje që varet
shumë nga kultura e personit që
mban në shtëpi një të moshuar.
Nuk them se kjo është domosdoshmërish
zgjidha më e mirë,
edhe pse e dimë që pacientët jetojnë
më mirë në një ambient
familjar.
Si mund t‘i dallojmë shenjat
e para të sëmundjes?
Është ende e përhapur bindja
se demenca është pjesë e procesit
të plakjes dhe kjo i shtyn njerëzit
të mos shqetësohen kur shfaqen
shenjat e para.
Cilat janë simptomat që
duhet të të shqetësojnë?
Edhe pse kjo sëmundje ka tendencë
të përkeqësohet, në fazat e
para pacienti është i aftë të lidhet
me botën. Testet e shpeshta janë
të vlefshme për të dalluar sinjale
alarmuese, që shpesh nënvlerësohen.
Falë këtyre testeve mund të
dallohet një humbje e lehtë e
kujtesës, normale deri në një farë
moshe dhe paaftësia për të arkivuar
informacione të reja.
Është ndryshe nga vështirësia
për të kujtuar një
emër?
Shpesh familjarëve u ndodh të
pyesin: si është e mundur që vuan
nga demenca dhe kujton ngjarjet
që kanë ndodhur gjysmëshekulli
më parë? Është e mundur, bën
pjesë te karakteristikat e kësaj
sëmundjeje. Natyrisht që për të
arritur te diagnoza e saktë, përdoren
edhe pajisje, si për shembull
testet njohëse specifike. Dalëngadalë,
falë teknikave të reja, por i
afrohemi diagnozës së saktë.
Deri në ç‘pikë një pacient
informohet për sëmundjen
e tij?
Mendoj se jam shumë i drejtpërdrejtë.
Është e rëndësishme të
jemi të qartë: të sëmurët e dinë se
çfarë nuk shkon dhe është e kotë
të heshtësh.
Depresioni, nga i cili vuajnë
shumë pacientë, nuk
motivohet nga ankthi që ata
kanë për veten e tyre...
Natyrisht, nëse një pacient e
kupton atë që po i ndodh, atëherë
kjo mund të ndikojë mbi humorin,
por depresioni në kuptimin klinik
është diçka krejt tjetër, me një
ngjyrim neurologjik shumë të
rëndësishëm. Në fazën e parë të
sëmundjes është e natyrshme që
një pacient të shqetësohet, por
edhe në format më të lehta mungon
informacioni i saktë.
Të sëmurin mund ta ndihmojë
ambienti ku lëviz?
Është i rëndësishëm një ambient,
ku pacienti mund të lëvizë me
siguri, por pa u ndier si i burgosur,
për shembull në një kopsht të pakultivuar.
Cilat janë masat parandaluese?
Faktorët që ulin rrezikun janë
një dietë e shëndetshme dhe e
pasur me antioksidantë, ushtrime
të rregullta fizike dhe një nivel të
mirë kulturor. Zakonisht të
moshuarit duhet të kenë kujdes
dhe të kontrollojnë herë pas here
hiperkolesteroleminë dhe hipertensionin,
gjithashtu të shmangin
traumat në kokë. Sot po bëhen
eksperimente mbi disa ushqime,
për të parë se cilat konkretisht
kanë funksion mbrojtës. Gjithsesi,
vlen për t‘u theksuar se studimet
epidemiologjike tregojnë
një përhapje uniforme të
sëmundjes në të gjithë botën, pavarësisht
nga mënyra e jetesës,
apo dieta që mbajnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›