E Shtunë, 31 Tetor 2026

MAQEDONIA - emri - GREQIA

Grekët, sapo i morën Perandorisë
Osmane Maqedoninë e sotme
greke, bënë që të pushojnë së ekzistuari
340 shkolla, përfshi këtu 20 shkolla
të ciklit të parë të shkollës së mesme, si dhe
6 shkolla të mesme me 750 mësues, 19000
nxënës dhe 378 kisha me 300 priftërinj, të
cilat ishin të gjitha aktive deri më 1912-ën.
Maqedonasve në Greqi u janë mohuar të
drejtat kombëtare, ndërsa turqit janë njohur
si minoritet fetar mysliman, i cili arsimohet
në shkolla turke, kurse maqedonasit
nuk njihen as si minoritet linguistik.
Sipas Enciklopedisë Britanike të vitit 1987,
numri i maqedonasve në Greqi kap shifrën
e 180 000, kurse Hugh Poulton pranon
shifrën e rreth 200 000 vetave. Disa
burime të Republikës së Maqedonisë,
besojnë se sot në Maqedoninë e Egjeut
ndodhen 250 000 deri në 350 000 maqedonas,
ndërsa të tjerë pretendojnë se në
Maqedoninë e Egjeut ndodhen 200 000
maqedonas, anëtarë të minoritetit maqedonas
në Greqi. Maqedonasit janë të
shumtë në krahinën e Kosturit, Follorinës,
si edhe në Edesë, Kozani, Veria, Kilkis dhe
Seres. Gazeta greke "Rizospatis" e 26
gusht 1946-ës, njeh ekzistencën e 250 000
maqedonasve në Greqi.
Sipas një vlerësimi të kryer nga Kryqi i
Kuq, si edhe Shoqata e Fëmijëve Refugjatë
të Maqedonisë së Egjeut, gjatë Luftës
Civile në Greqi 25 000 deri 30 000 fëmijë të
moshës 2-14 vjeç, shumë prej të cilëve ishin
maqedonas, mërguan në Jugosllavi,
ose në ndonjë shtet tjetër të Evropës Lindore.
Më shumë se 50 000 maqedonas u
detyruan të emigrojnë për shkak të vështirësive
dhe reprezaljeve të ashpra, të
cilave ata iu ishin nënshtruar, më shumë
se 17 000 prej tyre u vranë.
Më 23 gusht 1953, në bazë të dekretit
Nr. 2536 u bë kolonizimi me popullsi greke
i vendeve nga ku ishin shpërngulur
maqedonasit e sipërpërmendur. Edhe
sot, asimilimi i popullsisë maqedonase në
Greqi gjen zbatim nëpërmjet politikës së
refuzimit të punës shtetërore, kujtdo që
deklarohet maqedonas, si edhe një seri e
re ligjesh dhe aktesh ligjore, të cilat janë
diskriminuese në lidhje me minoritetin
kombëtar në Maqedoninë greke. Vendimi
106841 për riatdhesimin e qytetarëve
grekë dhe politikanëve refugjatë lejon të
kthehen në Greqi vetëm ata që janë "me
origjinë greke", si dhe ata që mohojnë
identitetin maqedonas e pranojnë të marrin
emra grekë.
Mjaft maqedonas etnikë, si dhe
pasardhësit e tyre, të cilët ikën nga Greqia
si rezultat i Luftës Civile të vitit 1946-1949
iu mohua fitimi i qytetarisë së tyre, të risistemimit
në vendin e tyre, ose madje të
vizitojnë Greqinë e Veriut. Mjaft prej tyre
iu mohua hyrja vetëm sepse në pasaporta
u përmendej Greqia si vendlindja e tyre
dhe kishin emrat e tyre maqedonas; të
tjerët thjesht se bënin pjesë në listën e
kuqe të të padëshiruarve. (V. Ortakovski,
"Minoritetet në Ballkan", Nju Jork 2002)
Mohimi i identitetit etnik
Kryesisht qëndrimi zyrtar i qeverisë
greke në drejtim të minoriteve të saj është
tërësisht "mohues". Prandaj, identitetet
etnike të maqedonasve, të turqve, të vllehëve
nuk pranohen. Sot qeveria greke
pohon se Greqia është një shtet homogjen
dhe nuk ka maqedonas në Greqi, por
vetëm "sllavofon grek". Mësimi i gjuhës
maqedonase është i ndaluar. Në vitin
1913, regjistrimi i popullsisë i mbajtur në
Maqedoninë e Egjeut nën mbikëqyrjen e
Komisionit Carnegie nxori në dritë këto të
dhëna.
Duhet vënë në dukje se qeveria greke
në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim
Evropian (OSBE) është kritikuar
për qëndrimin e saj ndaj personave
me etni shqiptare, turke dhe maqedonase,
që jetojnë në shtetin helen.
Ambasadori amerikan, Clifford Bond, i
bëri thirrje Greqisë, gjatë takimit më të
rëndësishëm vjetor të OSBE-së së mbajtur
në Varshavë të Polonisë nga data 2 deri
më 13 tetor 2006, që të ketë kujdes në trajtimin
e personave me etni shqiptare.
Trajtimi i personave që u përkasin grupeve
minoritare etnike shqiptare, maqedonase
dhe turke në Greqi mbetet një
problem konstant, - thuhet në sesionin
"promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimi
i minoriteteve etnike", të përgatitur
nga ambasadori amerikan, Clifford
Bond. Raporti është lexuar më datë
11 tetor nga vetë përgatitësi i tij. (Illyria
20-23 tetor 2006)
Vjet në mbledhjen e Partisë Popullore
Evropiane në Bruksel ish-kryeministri
belg, Wilfred Martins, shtroi çështjen e
emrit të Maqedonisë. Kryeministri grek,
Kostas Karamanlis, që ishte i pranishëm
në këtë mbledhje, i propozoi Kryeministrit
të Maqedonisë, Gruevski, emrin
Maqedonia e Re. Gruevski e hodhi poshtë
ofertën. Kjo ofertë u pohua edhe nga
Ivo Sanader, Kryeministri kroat, që ishte
dhe ai i pranishëm në atë mbledhje. Të
mos harrojmë se po të pranohej ky propozim,
Maqedonia do të hynte në NATO.
Për çka u tha më lart, Gruevski i deklaroi
shtypit se ka qenë një episod me rëndësi
dytësore dhe se "argumenti sapo është
përmendur.
"Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski,
është interesuar mjaft për minoritetin
maqedonas në Greqi, ai ka dërguar
letra deri në BE, NATO, OKB, OSBE, në
Këshillin e Evropës, deri në vendet
anëtare të G8-ës, pse Athina nuk pranon
të bisedojë për Maqedonasit e Egjeut, por
vetëm për emrin, megjithëse Greqia e ka
nënshkruar në Këshillin e Evropës Konventën
për Mbrojtjen e Komuniteteve
Kombëtare më 22 shtator 1997. Për
çudinë e të gjithëve, Greqia akuzon Republikën
e Maqedonisë me dy milionë
banorë, se ka synime territoriale ndaj
Republikës Greke 11 milionëshe, anëtare
e NATO-s dhe ajo e bën këtë vetëm për të
mos njohur minoritetin kombëtar maqedonas
në Greqi. Greqia është shteti më
problematik në rajonin e Ballkanit. Ajo
është në gjendje lufte me Shqipërinë, në
grindje të përhershme me Republikën
Turke dhe aq më keq me Republikën e
Maqedonisë.
Greqia nisi problemin e emrit të Maqedonisë
vetëm kur ajo u bë shtet i pavarur,
atëherë grekët nuk e pranonin më emrin
e saj kushtetor. Në kohën kur ajo bënte
pjesë në Jugosllavi dhe përdorte emrin e
saj kushtetor, Republika e Maqedonisë,
për Greqinë ky emërtim nuk kishte asnjë
problem. Sot, grekët i quajnë maqedonasit
e Republikës së Maqedonisë "shkupjanë",
që kur ata fituan pavarësinë. Vlen
të përmendet se grekët fill me shpërbërjen
e Jugosllavisë ndërruan emrin e Greqisë
Veriore, duke e emëruar Maqedoni,
ndërsa Republikën e Maqedonisë e quajtën
krijesë artificiale të krijuar nga Titoja.
Republika e Maqedonisë përfshin
vetëm një pjesë të Maqedonisë, Greqia
më tepër se gjysmën e saj, kurse Bullgaria
më pak se 1/10 e Maqedonisë.
Greqia grindet me Republikën e
Maqedonisë që nga viti 1991, që kur ajo
u shpall e pavarur me referendum, më
17 shtator 1991, për emrin zyrtar të vendit,
simbolin kombëtar, flamurin, s
edhe Kushtetutën. Për emrin Maqedoni,
thonë në Greqi, rrezikohemi të humbasim
historinë, atdheun e Filipit II, Aleksandrit
të Madh dhe Maqedoninë aty
ku lindi Greqia e lavdishme. Një ishkryeministër
i Jashtëm i qeverisë së Micotaqisit,
ka thënë: Një Republikë me
emrin Maqedoni është një bombë me
sahat". Ndërsa për grekët, simboli diell
i flamurit të Republikës së Maqedonisë
është dielli i Virgjinisë, emblema e Dinastisë
së Filipit II, i cili simbolizon lindjen
e kombit grek, megjithëse ky diell u
gjend në një ekspeditë arkeologjike më
1978-ën. Ky simbol u zhvendos nga flamuri
i Republikës së Maqedonisë, në
bazë të marrëveshjes së kryer midis Republikës
së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë
në shtator të vitit 1995. Po ashtu,
Greqia ndërhyri në Kushtetutën e Republikës
së Maqedonisë, të miratuar më
17 nëntor 1991, duke pretenduar se kjo
Kushtetutë u linte shteg pretendimeve
irredentiste të Maqedonisë për territorin
grek, sidomos për nenin 49 të saj,
edhe këtu u bënë ndryshime, të cilat u
përfshinë në marrëveshjen e sipërpërmendur.
Për sa i përket emrit të Republikës së
Maqedonisë, pati mjaft propozime, ja
disa prej tyre: Republika e Maqedonisë
së Re, Maqedonia e Veriut, Maqedonia e
Sipërme etj. Ministrja e Jashtme e Greqisë,
Dora Bakojanis, pohoi: "Kërkojmë
një zgjidhje të përbashkët, ose një emër
me konotacion gjeografik, që të respektojmë
ndjeshmërinë e popujve tanë".
Në tetorin e vitit 2005, Matthew Nimitz,
që është ndërmjetësi i OKB-së për
zgjidhjen e emrit të Republikës së Maqedonisë,
i cili është emri i saj kushtetor, por
i kundërshtuar nga Greqia, propozoi që
emri i Republikës Makedonja të mbetej i
tillë, ndërsa Greqia ta quante atë "Republika
Makedonja - Skopje", ndërsa institucionet
dhe organizata ndërkombëtare të
përdornin emrin Republika Makedonia të
shkruar me germa latine. Qeveria maqedonase
e pranoi këtë propozim, ndërsa
qeveria greke e hodhi poshtë atë, duke e
quajtur të papranueshëm.
Edhe një propozim tjetër i Nimitzit qe
i papranueshëm për grekët. Ky kërkonte
që t‘i shtohej emrit Republika e Maqedonisë
një nga mbiemrat "demokratike",
"sovrane", "e re", sepse emri Republika
e Maqedonisë ka predispozita dhe
mundësinë e mbiemrit "maqedone", ja
si p.sh. "gjuha maqedone", "kultura
maqedone" dhe "identiteti maqedon".
Më 27 shkurt të 2008-ës, Parlamenti
Evropian adaptoi një rezolutë, më të cilën
fton Greqinë të mos pengojë integrimin
ndërkombëtar të Maqedonisë.
Vlen të përmendet Gilde Lyghounis,
që me artikullin e saj "një emër, një problem",
dt, 17.03.2008 na bën të ditur se
është më mirë të vihet një emër me
konotacion gjeografik (karakteristika
gjeografike), që respekton ndjeshmërinë
e të dyja vendeve. Citojmë atë: "Çështja
e ndërlikuar është aq komplekse, sa është
enigma e etnive që banojnë në Shkup
e rrethina: jo pa shkak u pagëzua një
‘Maqedoni‘ e banuar nga popuj prej
shekujsh". Më tej ajo vazhdon: "Po ta
emërojmë ‘Slavo-Maqedonia‘, për ta dalluar
nga ajo greke ‘Maqedonia e Egjeut‘,
me siguri nuk do t‘i pëlqente minoritetit
shqiptar të shtetit të vogël, po ashtu as
edhe atij bullgar që Maqedonia ka në
krah përkrahjen e tij gllabëruese të "atdheut
nënë".
Maqedonia e Veriut nuk do të ishte keq
- thotë "Kathimerini", por ka disavantazhin
të evokojë kombe të ndara dhe të
vuajtura si Koreja (e Veriut me të Jugut)
dhe Vietnami. Ndryshe me termin Maqedonia
e Sipërme, ai është pranuar edhe
nga partitë e opozitës greke (duke lënë
mënjanë nacionalistët e Los-it). Emri
Maqedoni e Sipërme do të vinte Shkupin
përballë dilemës të nguli këmbë në ëndrrat
e veta për një Maqedoni të Madhe,
apo të vlerësojë avantazhet konkrete dhe
të bëhet anëtare e NATO-s.
Në fakt, gazetat e Athinës lodhen së
shpjeguari pse zgjedhja Maqedonia e Re,
e propozuar nga ndërmjetësi Nimitz, rrezikon
të jetë eksplozive. Sepse, emri Maqedonia
e Re ka për qëllim të dallojë shtetin
e ri me kryeqytet Shkupin, nga Maqedonia
e Aleksandrit të Madh, përkatësinë
e së cilës grekët e mbrojnë në mënyrë të
furishme, "në realitet, ky sufiks ‘E re‘ jep
idenë e një vazhdimësie historike, se sa
një kundërvënie", nënvizon e përditshmja
"Kathimerini".
Zonja Lyghounis vijon më tej duke
thënë: "Autoritetet e Shkupit nuk e ballafaqojnë
problemin. Nuk duan as të dëgjojnë
të flitet për sufikse gjeografike, ose
të çdo lloji tjetër: kanë blerë të përditshmet
botërore nga "New York Times" te "Financial
Times", deri te "Herald Tribune"
e "Le Monde", me sloganin "Republika e
Maqedonisë meriton të jetë anëtare e
NATO-s" dhe pastaj për të ulur tonet:
"Greqia-Maqedonia aleate në NATO".
Presidenti i Republikës së Maqedonisë,
Branko Cervenkovski, ka deklaruar
se Maqedonia është e gatshme për kompromis
në Greqinë fqinje, "Republika e
Maqedonisë është e gatshme për kompromis,
me kusht që ai kompromis të jetë
i ndershëm. Por Republika e Maqedonisë
nuk është e gatshme të pranojë urdhra
nga askush".
Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë,
Gruevski, pohon: "Dëshira jonë për të
hyrë në NATO është e madhe, por jo të
hyjmë me kushtin e shtyllës shpinore të
copëtuar".
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë vë në
dukje se "Emri i Maqedonisë është
themeli i identitetit tonë, ai forcon kohezionin
tonë". ("Le Monde", 07.02.2008),
kurse pak kohë më parë, pohoi: "Në lidhje
me çështjen e emrit, Greqia nuk ka të
drejtë të diktojë zgjedhjen e emrit ...".
Maqedonia është e përgatitur për kompromis
në lidhje me çështjen e emrit, por
jo për diktat dhe nënvlerësim".
Maqedonia do të dërgojë Greqinë përpara
Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës,
sepse ka penguar anëtarësimin e saj në
NATO. Arsyeja për marrjen e këtij vendimi
ka qenë shkelja nga ana e Greqisë së
Marrëveshjes së Përkohshme mes Shkupit
dhe Athinës, e cila është firmosur
nga të dyja palët në vitin 1995. Sipas ministrit
të Jashtëm të Maqedonisë, Milloshovski,
kjo marrëveshje parashikon që
Greqia të mos e pengojë anëtarësimin e
Maqedonisë në organizata ndërkombëtare;
ndërkaq, Greqia përgatitet për
të dalë përpara Gjykatës Ndërkombëtare
të Hagës.
Citojmë disa paragrafë nga Shoqata
Amerikane e Filologjisë
Dallimet mes maqedonasve të lashtë
dhe grekëve të lashtë, të cituara nga historianët
modernë.
Marrë nga artikujt mbi historinë
e lashtë, të botuara nga
ShAF
Kontribuues janë: 1. D. Brenden Nana
gle "Përvetësimi maqedonas i Kulturgechichte
(historisë kulturore) greke"
2. Eugene Borza "Kush ishin (dhe janë)
maqedonasit" 3. Edmund F. Bloedow
"Bisedimet diplomatike mes Dariusit
dhe Aleksandrit: Rrjedhojat historike të
Fazës së Parë në Marathus të Fenikisë
vitet 333/332 p.e.s."
… përvetësimi i Kulturgechichte (historisë
kulturore) greke dhe përdorimi
nga jo-grekët për të arritur kundër
grekëve qëllime politike, s‘është fort
bindës, madje me mungesa të theksuara
të dhënash. Këtu më poshtë po sjell në
vëmendjen tuaj një rast të përdorimit
mjaft efektiv të historisë kulturore greke
nga maqedonasit për të trumbetuar
qëllimet propagandistike të Filipit II, të
cilat patën fshehur qëllime të dyfishta:
të shushasnin kritikën greke ndaj
ndërtimit të shtetit të Filipit II dhe po
ashtu të mbulonin me një terminologji
gjoja legjitime themelimin e kolonive e
qyteteve nëpërmjet gjethes së fikut dhe
shpatës.
"Kamuflon faktin që ai po krijonte një
lloj shteti krejtësisht të ri, një konsolidim
të etnisë nën një monarki personale".
"Ajo, që ka vazhduar të ngatërrojë interpretuesit,
është testamenti për pushtetin
hegjemonik të historisë kulturore
greke dhe të zotësisë së maqedonasve
në përdorimin e këtij mjeti të fuqishëm
të vetidentifikimit kundër hartuesve (krijuesve,
planifikuesve) të tij".
"Mbi çështjen e gjuhës dhe pavarësisht
nga përpjekjet për ta bërë maqedonishten
një dialekt të greqishtes, duhet
të pranohet përfundimi i gjuhëtarit
R.A. Crossland në CAH e fundit, që një
sasi e pamjaftueshme e maqedonishtes
ka mbijetuar për të marrë vesh se çfarë
gjuhe ka qenë".
"Maqedonishtja dhe greqishtja ishin
të pakuptueshme për njëra-tjetrën në
oborrin e Aleksandrit të Madh.
"Asnjë provë tjetër që maqedonasit
ishin grekë, sesa p.sh. ekzistenca e
mbishkrimeve mbi enët dhe monedhat
trakase provon se trakasit ishin grekë".
[Mbishkrimet greke të gjetura në
Maqedoni nuk janë një provë se maqedonasit
ishin grekë, ashtu si edhe mbishkrimet
greke të gjetura në Traki nuk provojnë
se trakasit ishin grekë. Ne e dimë
me siguri se trakasit ishin një komb jogrek,
prandaj përdorimi i greqishtes në
tokat maqedonase dhe trakase nuk provon
se si trakasit dhe si maqedonasit ishin
grekë].
"Çfarë thanë të tjerët për maqedonasit?
Këtu ka një bollëk relativ informacioni",
shkruan Borza, "nga Arrian, Plutarku
(Aleksandër, Eumenes), Diodorus
17-20, Justin, Curtius Rufus, dhe Nepos
(Eumenes), mbështetur në burime
greke dhe latine me origjinë greke. Është
e qartë se një periudhe mbi 5-shekullore
të shkrimit në dy gjuhët, duke
përfaqësuar një shumëllojshmëri të
qëndrimeve historiografike dhe filozofike,
shkrimtarët e lashtë i quanin grekët
dhe maqedonasit si dy popuj të veçantë
dhe të dallueshëm, marrëdhënia e të
cilëve shënohej nga një antipati e konsiderueshme,
nëse jo nga një armiqësi e
hapur".
Maqedonasit nuk
janë grekë
Aleksandër Papadhopullos në veprën
e tij "Epiri, vendi, universalizmi
helen dhe nacionalizmi shqiptar",
Athinë, 1992, na thotë: "Serbia, më e
fortë se Greqia në Luftën Ballkanike të
1912-ës, aneksoi krahinën greke të Manastirit
(Bitolia), krahinë, ku në shekuj
lulëzoi helenizmi. Bullgarët mundën të
zhduknin me anën e ortodoksisë së tyre
popullsinë e Rumelisë Lindore, që arrinte
më 1886-ën në 300 000 vetë"... Që
nga viti 1906 dhe më vonë, në mënyrë
sistematike vazhdoi sllavizimi i popullsisë
helene që kishte qenë greke qysh
në krijimin e botës".
Thëniet e tij janë antihistorike dhe
bien ndesh me të gjitha librat e shenjta.
Për ta provuar këtë po citojmë diçka nga
Bibla: "Libri i Zanafillës" Krijimi: I: Perëndia
tha: "Tani ta bëjmë njeriun sipas
shembullit tonë, të ngjashëm me ne..."
Kështu Perëndia e krijoi njeriun sipas
shembullit të tij. Krijoi mashkullin dhe
femrën, i bekoi dhe u tha: "Shtohuni dhe
shumëzohuni, që pasardhësit tuaj të
popullojnë gjithë tokën dhe ta zotërojnë
atë". Pra, Perëndia nuk e ka përcaktuar
tokën ku ka krijuar Adamin dhe Evën. Bibla
dhe ungjilli nuk thonë në asnjë vend
se Adami dhe Eva janë krijuar në Maqedoni.
Sot, historianët grekë pretendojnë
se maqedonasit janë grekë sipas burimeve
mitologjike. Burimet mitologjike
Nana
bëjnë të ditur se: "Pirra, së bashku me
burrin e saj, Deukalionin, themeluan
brezin e sotëm njerëzor. Ja si u zhvilluan
ngjarjet: Zeusi përmbyti botën me ujë
për nëntë ditë e net. Të gjithë njerëzit u
mbytën. Deukalioni dhe Pirra shpëtuan
duke hipur në një varkë, që ndaloi në
malin Parnas. Kur u pakësuan ujërat,
Zeusi i urdhëroi ata që të hidhnin prapa
tyre kockat e nënës Tokë, domethënë
gurët. Gurët që hidhte Deukalioni
bëheshin burra, ata që hidhte Pirra
bëheshin gra; kështu u mbush bota me
njerëz".
Deukalioni, që përmendet më shumë
nga historianët e sotëm grekë, përfshihet
në mitologji në përmbytjen e botës. Nga
këto mite, më i lashti është miti sumerian,
më i përpunuari ai babilono-asir dhe më i
njohuri është ai hebre për Noen.
N. O. Andriotes në "Maqedonia past
and present", Selanik, 1992, na bën të ditur
se: "Maqedonia më parë quhej
Emathia", nga Emathioni, djali i Zeusit
dhe i Elektrës. Shtojmë se Elektra me zotin
suprem, Zeusin, ka pasur një djalë
Dardanin.
Në faqen 25 të këtij libri, Deukalionin
autori e bën mbret, atë ai e quan King
Deukalioni. Të shkretët ne, ç‘po na dëgjojnë
veshët e ç‘po na shohin sytë me këta
profesorë, që na bëjnë të tilla gabime me
dashje! Profesor N. O. Andriotes po aty, në
faqen 29, shkruan për Maqedoninë: "Ajo,
në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit, fliste
greqisht, ndërsa në mijëvjeçarin e parë
mbas Krishtit, kufijtë e gjuhës greke
kapërcyen lumin Genysos (Shkumbinin
në Shqipëri)..."
Autori, në rreshtat e mësipërm, kalon
nga shtrembërimet mitologjike, në shtrembërime
historike dhe gjuhësore.
Hesiodi, poet grek i shekullit VII dhe
VIII para Krishtit, autor i "Punëve dhe i
ditëve" na thotë:
"Dhe ajo, vajza e Deukalionit,
lindi dy djem,
nga Zeusi, rrufehedhësi,
Magneti dhe Maqedoni,
kalorësi dhe luftëtari.
Vajza e dytë e Deukalionit,
gjithashtu lindi dy djem,
Grekos dhe Latinos"
Konstandin Porfirogjeneti, perandor
i Bizantit, (913 - 953) në veprën e tij "Mbi
temat" na jep të njëjtin sqarim që ndiqet
edhe nga fjalori mesjetar Suda.
Me këto metafora poetike na dalin
vëllezër grekët dhe romakët. Shkencërisht
kjo thënie është absurde, ndërsa, po
të besojmë Hesiodin, maqedonasit dhe
grekët na dalin kushërinj.
Versionet vijuese në mitologjinë greke
rrjedhin nga "Tregimet artistike" të kohës
historike. Në ato thuhet: "Deukalioni dhe
Pirra e popullojnë botën në mënyrë jo
shumë më të mrekullueshme, me ndërmjetësinë
e birit të tyre, Helenit, i cili u bë
stërgjyshi i helenëve (grekëve)". Është e
udhës t‘u themi historianëve grekë, që
origjinën e maqedonasve të mos e ndërtojnë
me tregime artistike të lashtësisë.
Sa për emrin Maqedoni mund të themi
dy fjalë: koha e gurit nuk njohu emra.
Emrat dolën në kohën e metaleve. Prof. I.
Ellis, autori i veprës me titull "Imperializmi
maqedonas", pretendon se maqedonasit
e vjetër, përpara se të vinin në atdheun e
tyre, në Maqedoni, quheshin maqedonas.
Photis Petsas, arkeolog i përmendur
grek, është i një mendimi me Ellisin; pra,
ai mendon se Maqedonia mori emrin e
maqedonasve. Ky arkeolog pohon se emri
i Maqedonisë ishte, së pari, emër etnik
dhe vetëm pastaj u kthye në një term
gjeografik dhe historik.
Do të themi dy fjalë për mbretërit e
Maqedonisë.
Po fillojmë nga Aleksandri i Parë. Sipas
të dhënave historike, ai rridhte nga Perdika.
Aleksandri i Parë ka qenë vasal i persianëve,
i Kserksit. Pas betejës së Platesë,
ai u bë mik i grekëve, duke tradhtuar persianët.
Ai kishte bërë krushqi me ta: një
motër e kishte martuar me një satrap persian.
Për shkak të tradhtisë që u bëri persianëve,
u quajt filohelen. Epiteti filohelen
konfirmon faktin që Aleksandri i Parë nuk
ishte grek. M. Myztazopolou pohon për
Aleksandrin e Parë se ka thënë: "Unë jam
grek me origjinë". Në këtë rast ai thotë të
vërtetën. Pikërisht kështu është shkruar
edhe te "Historia" e Herodotit. Babai i historisë
na bën të ditur se ai mbret rridhte
nga Perdika dhe se në origjinën e tij më të
largët rridhte nga Herakliu. Aleksandrin e
Parë grekët nuk e pranuan në Lojërat
Olimpike. Ata i thanë se ai nuk ishte grek
dhe prandaj, si i tillë, nuk mund të merrte
pjesë në to. Ky mbret shkoi deri në Olimpia,
ku parashtroi dhe kërkesën e tij për
t‘u pranuar në këto lojëra. Komisioni
përsëri ia hodhi poshtë kërkesën, sepse
nuk ishte grek, por ishte me origjinë barbare.
Mirëpo, kur ai tregoi prejardhjen prej
Herakliut, i cili ishte krijuesi i Lojërave
Olimpike, atëherë e pranuan. Vetë pranimi
i Herakliut si paraardhës nga ana e Aleksandrit
të Parë na detyron t‘i referohemi
Herodotit për sqarim.
Në "Historia", libri i dytë, paragrafi 44,
thuhet se kur Herodoti pyeti priftërinjtë e
tempullit të Herkulit në Tir të Fenikisë për
kohën kur ishte ndërtuar ai tempull i
bukur i atij qyteti që kishte dy kolona,
njërën prej ari dhe tjetrën prej smeraldi,
ata u përgjigjën se ai ishte ndërtuar në
kohën kur është ndërtuar qyteti". Sipas
llogaritjeve e të dhënave që priftërinjtë i
dhanë Herodotit, tempulli ishte ndërtuar
pesë gjenerata më përpara se të vinte në
jetë Herakliu.
Kur Herodoti shkoi në Egjipt, pa një
tempull të Herakliut. Babai i Historisë
pyeti menjëherë priftërinjtë e tempullit të
Herkulit se kur ishte ndërtuar ai tempull.
Ata iu përgjigjën: "Tempulli është ndërtuar
2300 vjet përpara". Nga ky fragment i
Herodotit del e qartë krejtësisht se kulti i
Herkulit nuk është grek. Të gjithë
mbretërit e asaj kohe përpiqeshin të nxirrnin
origjinën e tyre hyjnore, prandaj, në
këtë rast nuk mund të bëjë përjashtim
edhe Aleksandri i Parë. Herkuli ishte biri i
Alkmenesë, mbretit të Mikenës, bashkëshortes
së Amfitrionit. Kur Amfitrioni u
largua për disa punë ushtarake, Zeusi, zoti
suprem, u shndërrua duke marrë shëmbëlltyrën
e Amfitrionit, hyri në dhomën e
Alkmenës dhe fjeti me të. Kështu lindi
Herakliu... E shkreta Alkmena nuk bëri
mëkat...
Vijon në numrin e ardhshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›