Kur opozita mbush vakuumin me spiunazhe...

Ne te gjitha shoqerite demokratike roli i opozites eshte jo vetem i sanksionuar me ligj por edhe qartesisht i njohur nga gjithe opinioni publik.
Vete tema e shkrimit me detyron qe paraprakisht te mbetem te retorika se opozita eshte alternative. Ajo ofron ide programe zgjidhje oponence kundershti. Partite e minorances shihen dhe pranohen si qeveria e ardhshme. Koha e ardhjes ne pushtet eshte relative dhe varet nga disa faktore dhe dinamika te caktuara.
Pa dyshim qellimi final i cdo grupimi politik eshte kurorezimi i aksioneve politike dhe mberritja ne qeverisje. Ne funksion te kesaj opozita nderton strategji permanente por edhe te tjera ne varesi te rrethanave te krijuara. Qendrimet e grupeve opozitare kushtezohen nga nje sere faktoresh si menyra e qeverisjes trajtimi i problematikave qe lidhen me sigurine apo ceshtjen kombetare administrimi i taksave dhe destinimi i tyre etj. etj. Sigurisht qe fokusit te saj nuk i shpetojne as qendrimet etiko-morale te aktoreve kryesore te kundershtareve politike. Ne permbushje te detyrimeve kushtetuese opozites i duhet qe te jete edhe investigative skeptike ndaj deklaratave zyrtare dhe sigurisht kontrolluese.
Fatkeqesisht opozita ne Shqiperi ne gjithe keto vite asnjehere ose shume rralle ne oponencen e saj i eshte referuar programit dhe objektivave te qeverise. Kurre nga goja e nje deputeti te majte nuk eshte degjuar nje fjale nese jane permbushur apo jo premtimet elektorale. Askush prej tyre ska artikuluar nje fjali ku te konstatoje vrullin ne investimet publike rritjen e pagave dhe pensioneve liberalizimin e vizave. Nuk behet fjale per mungese vemendjeje. Me vetedije kane perqafuar filozofine nihiliste.
Gjithsesi minoranca politike ne vendin tone tashme ka sjelle nje risi si nje precedent te rrezikshem. Ajo po e banalizon institucionin e opozites. Duke bojkotuar here pas here Parlamentin i krijohet aq kohe e lire sa vakuumin e mbush me aktivitete spiunazhi e regjistrimesh te paautorizuara e te keqmontuara. Ne shoqerite e konsoliduara demokratike nuk eshte e veshtire te rekrutosh Kim Filb por morali publik eshte i vetmi kufizim. Vendet e brishta kane probabilitet te larte te pjellave te tilla por e njejta arsye morali duhet ti pengoje ne keqperdorje.
Ka disa vjet qe opozita socialiste e ka shnderruar veten ne nje trup te sherbimit inteligjent. Kaq me pompozitet vetedeklarohen saqe cdo deputet tashme po na duket si nje sigurims aktiv. Pak muaj para zgjedhjeve te qershorit ne konference per shtyp drejtues te Partise Socialiste deklaronin se kishin teknologji te standardeve te larta per te mos lejuar keqvotimin. Ne fakt komisioneret e tyre ishin pajisur me stilo-video-regjistrues. Reagimi mesa duket jo i mjaftueshem i organeve kompetente ne ate periudhe beri qe format e jashteligjshme te investigimit te shnderroheshin ne mani dhe profesion per kedo qe nuk eshte i kenaqur me qeverine aktuale.
Problemi nuk qendron tek monitorimi si veprim. Banalizimi i metodave objektit dhe rruges joligjore shkaktojne panikun ne shoqeri. Gestapo do te ndiente xhelozi per inteligjencen e trupes se pergjimit.
Kushtetuta parashikon mekanizmat format dhe te drejten e hetimit per cdo dyshim per cdo afere pavaresisht se ne cilat instanca mund te jete dyshimi. Ne rastin e hetimit parlamentar opozita ka me shume premisa per ta iniciuar dhe drejtuar nje komision.
Shqetesimi nuk vertitet thjesht tek vertetesia apo trukimi i video-lajmit te para pak ditesh. Kjo eshte pjese e veprimtarise se organeve te drejtesise. Si problem kryesor konturohet ideja se episode te tilla ndodhur dhe ofruar kaq shpesh nga i njejti autor jo vetem cenojne imazhin e qeverise por mbi te gjitha banalizojne opoziten.
Ky eshte rreziku real i shoqerise shqiptare. Humbja e opozites apo identifikimi i saj me ish-Sigurimin e Shtetit eshte demi me i madh qe mund ti ndodhe demokracise ne konsolidim te Shqiperise. Qellimi i perdorimit te videove te tilla per te clegjitimuar nje shumice eshte e keqja me e vogel e pranuar. Sistemet demokratike vajtjendashardhjen e qeverive e konsiderojne nje proces rutinor.
Ndersa humbja e opozites ne fakt eshte rrenim i demokracise. Kete denatyralizim te institucionit me te rendesishem opozites te sistemit te lirise nuk duhet ta lejojme kurrsesi. Opozita duhet nxjerre nga bataku dhe banalitetet vetevrasese.
Autori shef i Drejtorise se Organizimit ne PD