Maqedonia ne status quo
Institucionet shteterore te Maqedonise nuk demonstrojne kapacitet te mjaftueshem sa i perket sundimit te se drejtes thekson Ixhet Memeti Avokat i Popullit ne Maqedoni duke komentuar raportin e fundit te Freedom House.
Sipas ketij raporti Maqedonia radhitet ne grupin e 60 shteteve ne bote qe vleresohen si shtete pjeserisht te lira.
Si faktor kyc qe kercenon lirite dhe te drejtat e qytetareve Memeti apostrofon mosinformimin e duhur. Sipas tij qytetaret nuk jane te njoftuar as me instrumentet dhe mekanizmat qe mund ti ndihmojne ata ne rastet kur kercenohet e drejta e tyre.
Ne Republiken e Maqedonise ka ende shume nevoje dhe patjeter duhet te krijohet hapesire edhe me e madhe qe qytetaret qe me per se afermi te informohen per te drejtat dhe lirite e tyre. Pra nevojitet te ndermerren aksione te promovimit te te drejtave dhe lirive te njeriut qe ata te mund ti realizojne te drejtat e tyre - thote Memeti.
Maqedonia eshte vleresuar me noten tre 3 sa i perket te drejtave politike dhe lirive te qytetareve ne shkallen prej nje deri ne shtate ku njeshi paraqet zhvillimin me te larte demokratik ndersa shtata me te ulet.
Sipas aktivistes per te drejtat e njeriut Irene Cvetkovic eshte e turpshme qe Maqedonia aq gjate mbetet status-quo ne drejtim te respektimit te te drejtave dhe lirive themelore.
Nje dekade e me shume ne aspektet e ndryshme te shoqerise sone ne vazhdimesi vleresohet se procesi i demokratizimit te vendit pjeserisht shkon ne drejtim te duhur lirite dhe te drejtat e njeriut vleresohen si pjeserisht te lira institucionet pjeserisht jo te korruptuara shendetesia gjithashtu vleresohet si pjeserisht profesionale... Kur analizohen keto per nje dekade ku Maqedonia gjendet ne nje status-quo rezulton se jetojme ne nje vend qe eshte pjeserisht shtet - thekson Cvetkovic.
Nga ana tjeter Artan Sadiku analist politik vlereson se eshte anemia tranzicionale si problem themelor me crast institucionet shteterore nuk kane sendertuar ne vete dhe konceptin e lirise dhe te drejtave te qytetareve por sic thekson ai institucionet mbahen peng nga politika.
Prandaj besoj se ndryshimi i klases politike qe paraqet nje zgjatje te mendesise tranzicionale eshte ngushte i lidhur me clirimin e institucioneve rrjedhimisht edhe me rikonceptualizimin e vete shtetit si nje organizate qe i mundeson shoqerise progresin e saj te lire - vlereson Sadiku.
Edhe Mirjana Najcevska thekson se politizimi i skajshem i shoqerise eshte faktor dominues qe kercenon te drejtat e qytetareve.
Ajo qe shfaqet si me problematike eshte fakti se derisa Maqedonia me sakte ata te cilet e udheheqin shtetin nuk e kuptojne se shoqeria civile intelektualet e pavarur dhe hapja e debatit publik ndaj fenomeneve ne shoqeri sigurojne parakushtet themelore per nje demokraci te vertete Maqedonia do te vendnumeroje dhe do te radhitet ne grupin e shteteve qe vleresohen si shtete pjeserisht te lira - perfundon Mirjana Najcevska eksperte per te drejtat e njeriut.