E ka mirë me ndërkombëtaret
Kryetari i partisë “Aleanca Kosova e Re”, Behgjet Pacolli ka thënë në një bisedë me Epoka e Re se e ka mirë me ndërkombëtarët.
“Marrëdhëniet e mija me përfaqësuesit diplomatikë ndërkombëtar vazhdimisht kanë qenë korrekte, fer, transparente, bashkëpunuese dhe të një respekti reciprok”, ka thënë Pacolli për këtë gazetë.
Sipas tij ai ka takime të rregullta me përfaqësuesit e shteteve të Quintit në Prishtinë, ndërkaq qëllim i tij është shtyrja përpara e integrimeve euroatlantike të Kosovës.
Ndërkaq i pyetur se raportet e medieve thonë se ndërkombëtarët nuk e preferojnë atë për presidenti, Pacolli ka thënë se “kjo gjë nuk është anonime” por për të është pak e besueshme.
“Nëse ai burim ekziston, unë konsideroj se gjithçka është tendencioze për të njollosur personalitetin tim dhe subjektin të cilin e udhëheq. Unë e di se bashkësia ndërkombëtare është e prirë të veprojë dhe jo të bëj propagandë. Bashkësia ndërkombëtare nuk bën propagandë mediale, prandaj jam i bindur se ai ‘burim ndërkombëtarë’ nuk mund të pasqyrojë qëndrimin e tërë bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Pacolli.