Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit, një koncert vokal simfonik
Me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor SEMA, organizon për të katërtin vit radhazi, programin festiv Profeti Muhamed Krenaria e Njerëzimit.
Programi i këtij viti do të organizohet për herë të parë në parametra të tilla, qoftë në Shqipëri, rajon apo më gjerë, si një koncert madhështor vokal simfonik drejtpërsëdrejti nesër në Pallatin e Kongreseve ora 11.00, me pjesëmarrjen e Orkestrës Filarmonike të Akademisë së Arteve, Korit të Bashkuar Pax-Dei, solistë të Teatrit të Operës e Baletit dhe aktorëve të Teatrit Kombëtar, nën drejtimin e dirigjentit italian Vito Clemente, të mjeshtres së korit zv/ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, znj. Suzana Turku, me udhëheqës artistik Pëllumb Vorpsi dhe regjisor Agron Hoxha. Në këtë program do të interpretojnë artistë të shquar nga Shqipëria, Turqia dhe Italia me tekste të autorëve të mëdhenj si Gëte, Gylen, Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ali Ulqinaku, si dhe me kompozimet më të famshme të këtij zhanri. I ftuar special i këtij programi do të jetë Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi, personalitete të vendit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, miq dhe të ftuar nga vendi, trevat shqiptare, si dhe nga shumë vende të tjera.
Last Updated on Friday, 17 April 2009 03:19
Last Updated on Friday, 17 April 2009 03:19