Kuotat për masterat e doktoraturat
Source
Style
Format
Font
Size
zirina llambro
Plot 1615 studentët do të pranohen në masterat e nivelit të dytë në universitetet publike. Qeveria miratoi dje numrin e kuotave për secilën degë sipas fakulteteve përkatëse të universitetit të Tiranës, atij Politeknik dhe Bujqësorit. Gazeta publikon të plotë tabelën me vendet për secilin program. Megji-thëse drejtuesit e shkollave të larta kishin propozuar tarifa shkollimi që varionin nga 120-260 mijë lekë, Qeveria ka vendosur që për këtë vit akademik të unifikojë vlerën. Çdo student që do të ndjekë një nga programet mastera që janë hapur do të paguajë 100 mijë lekë. Kjo tarifë sipas vendimit të qeverisë likuidohet me këste të caktuara nga fakultetit përkatës. ”Nga tarifa përjashtohen studentët që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin pararendës së studimeve”, saktëson vendimi. Masterat e nivelit të dytë zgjasin një vit akademik me përkatësisht 60 kredite. Numri total i kuotave ndahet përkatësisht 1565 kuota për kandidatët shqiptarë nga të cilat 10% në kuotën e çdo programi e zënë studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa 50 kuota janë për studentët e huaj. Ashtu siç saktësohet edhe në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë. “Ekuivalentimi i titujve të studimit të fituar jashtë vendit, me qëllim pranimin në programet e ndryshme të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, bëhet nga institucionet e arsimit të lartë, duke respektuar aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, sqarohet në udhëzimin përkatës. Gjithashtu me një tjetër vendim të marrë po dje, Këshilli i Ministrave miratoi dje hapjen e ciklit të tretë të studimeve të doktoratës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës. Kohëzgjatja e studimit do të jetë 3 vite akademikë. Në total, numri i kuotave për këtë cikël studimesh është 137. Tarifa e shkollimit nga sa ka vendosur qeveria do të jetë 200,000 lekë dhe do të likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale në këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Edhe për studimet e doktoraturës në çdo program studimi 10% e kuotave i zënë trojet. Këto ditë pritet të shpallen fituesit në këto programe për të gjithë ata kanë aplikuar në fakultetet përkatëse.
Kuotat për masterat e doktoraturat
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
1. MND në programin e studimit Administrim biznesi 40 kuota
2. MND në programin e studimit Administrim publik 40 kuota
3. MND në programin e studimit Finance 60 kuota 40 kuota
4. MND në programin e studimit Kontabilitet 40 kuota
5. MND në programin e studimit Marketing 40 kuota
6. MND në programin e studimit Studime ekonomike evropiane 40 kuota
Fakulteti i Shkencave Sociale
1. MND në programin e studimit Kërkime ne edukim 25 kuota
2. MND në programin e studimit Kërkim psikologjik 20 kuota
3. MND në programin e studimit Kërkim shkencor ne pune sociale 25 kuota
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
1. MND në programin e studimit Gjeografi fizike dhe mjedisore 70 kuota
2. MND në programin e studimit Gjeografi humane dhe rregullim territori 70 kuota
3. MND në programin e studimit Studime letrare 70 kuota
4. MND në programin e studimit Shkence e bibliotekave 70 kuota
5. MND në programin e studimit Histori 60 kuota
6. MND në programin e studimit Arkeologji 30 kuota
7. MND në programin e studimit Trashëgimi kulturore 20 kuota
8. MND në programin e studimit Marrëdhënie ndërkombëtare 90 kuota
9. MND në programin e studimit Gjuhësi 100 kuota
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
1. MND në programin e studimit Shkenca gjuhësore 50 kuota
2. MND në programin e studimit Letërsi botërore 60 kuota
Fakulteti i Drejtesise
1. MND në programin e studimit Shkenca juridike civile 50 kuota
2. MND në programin e studimit Shkenca penale 50 kuota
3. MND në programin e studimit E drejta kushtetuese e krahasuar dhe evropiane 50 kuota
Fakulteti i Shkencave te Natyrës:
MND në programin e studimit Matematike teorike 30 kuota
MND në programin e studimit sisteme informatike të avancuara 10 kuota
MND në programin e studimit fizikë teorike llogaritëse 15 kuota
MND në programin e studimit fizikë e aplikuar 15 kuota
MND në programin e studimit biofizikë 15 kuota
MND në programin e studimit fizikë dhe kimi materialesh 10 kuota
MND në programin e studimit Inxhinieri e proceseve kimike 10 kuota
MND në programin e studimit Teknologjitë dhe Mikrobiologjitë ushqimore 10 kuota
MND në programin e studimit Analiza kimike dhe instrumentale 10 kuota
MND në programin e studimit Biologji shtazore 15 kuota
MND në programin e studimit Biologji Bimore 15 kuota
MND në programin e studimit Edukim Biologjik 15 kuota
MND në programin e studimit Biologji qelizore 15 kuota
MND në programin e studimit Gjenetikë e popullatave 15 kuota
MND në programin e studimit Mikrobiologji 10 kuota
MND në programin e studimit Kimi industriale 10 kuota
Universiteti Politeknik
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike:
MND në programin e studimit Automatike dhe teknologji e kontrollit
20 kuota
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike:
MND në sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike 20 kuota
MND në sistemet e energjisë dhe proceset termike 20 kuota
MND në sistemet e transportit dhe menaxhimit të trafikut 20 kuota
MND në materiale dhe alternative 20 kuota
MND në materiale tekstile 20 kuota
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Fakulteti i Bujqësisë dhe mjedisit :
Menaxhim i Resurseve dhe përmirësimi gjenetik i bimëve 20 kuota
Kontroll i integruar i parazitëve në bimë 20 kuota
Hortikulturë e qëndrueshme 20 kuota
Shkencat e prodhimit shtazor 20 kuota
Fakulteti i ekonomisë dhe agrobiznesit:
Menaxhim i ndërmarrjeve 20 kuota
Ekonomi dhe politika agrare 20 kuota
Zhvillimi rural i integruar 20 kuota
Menaxhim financiar 20 kuota
Fakulteti i mjekësisë veterinare:
Diagnozë laboratorike 15 kuota
Klinikë veterinarie 15 kuota
Berisha: Problem provimet
Gjatë mbledhjes së djeshme, Kryeministri i vendit theksoi se raporti për pranimet në universitetet është cilësuar si sukses, por nuk është absolutisht ky sukses në provimet që jepen në shkollat e larta. “Prandaj edhe në qoftë se gjejmë forma të cilat në pamje të parë duken edhe më të cekëta, në se ato përjashtojnë korrupsionin, janë dhjetë herë më të mira se këto që lejojnë korrupsionin në provime. Objektivi ynë madhor, pas atij që kemi arritur me pranimet në universitet, do të jenë provimet universitare”, tha Berisha. Ai theksoi se për të arritur këtë ka shumë metoda. “Atje ku mund të përdoren ato metoda, të cilat u përdorën për pranimet në universitet, ne jemi të fituar”, u shpreh kryeministri.