British Airways, oferta për fluturim në biznes
Të udhëtuarit për punë është një pjesë e madhe e jetës së shumë evropianëve dhe një pjesë jetësore e biznesit ndërkombëtar. Në një studim të kohëve të fundit nga revista ekonomike “Harward Business Review”, 95 për qind e të pyeturve pohuan se takimet ballë për ballë janë thelbësore për suksesin dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata në biznes, dhe 87 për qind ranë dakord me faktin se të takuarit personalisht është thelbësore në “mbylljen e marrëveshjes”. Deri më 31 dhjetor 2009, të gjithë anëtarët ekzistues dhe të rinj të klasës së fluturimit Executive Club do të shpërblehen me mjaft milje bonus për t’u këmbyer me fluturime falas kur rezervojnë fluturimet e kthimit në klaset Club World apo First. Për shembull, një fluturim vajtje-ardhje në njërën nga këto klasa do të fitojë Milje BA në vlerën e një udhëtimi në klasin Club Europe apo 2 udhëtime në klasin Euro Traveller për në Londër apo në Mbretërinë e Bashkuar; ndërsa 3 fluturime vajtje- ardhje në klaset Club World apo First e kualifikojnë udhëtarin për të fituar falas një fluturim në klasin e biznesit për udhëtimet transoqeanike Club World për në Shtetet e Bashkuara apo për një udhëtim në klasën World Traveller për në Lindjen e Largët apo Australi. Perfekt kjo për dy të tretat e evropianëve (39 për qind) që do të donin ta kalonin kohën e tyre të lirë në pushime. Si hera e parë për British Airways, oferta përfshinë akses automatik në anëtarësimin në Silver Executive Club për anëtarët e rinj dhe ekzistues të Blue Executive Club për një vit.