Kur televizioni na mëson si të vishemi
Sot nuk ka rëndësi nëse për të veshur kostumet e Xheki Kenedit duhet të kesh trupin e Karla Brunit, apo këmbët e Naomi Kampbellit për të veshur taka me lartësi 12 centimetra. Ajo që ka rëndësi është se gjithmonë televizori na ka bërë viktima të tij, sepse ai na ka mësuar si të vishemi bukur dhe të ndjekim modën. Prej kohësh ekrani ndikon në zgjedhjet dhe shijet e publikut. Për shembull, në Amerikë është duke u transmetuar një serial i famshëm televiziv, "Mad Men", që ka risjellë në modë veshjet dhe kostumet e viteve ‘60: me funde deri te gjuri, perla në qafë, bluza apo xhaketa të vogla e të ngushta. Një kthim dinjitoz në të kaluarën. Moda borgjeze me jelek dhe këmishë për meshkujt dhe kostume elegante për femrat, ka shpërthyer në vitrinat e Manhatanit si risia e sezonit vjeshtë-dimër. Nuk është rastësi që modelet e frymëzuara nga serialet televizive të triumfojnë kudo. Stili "Mad Men", nga telefilmi që propozon burrin maskilist dhe femrën sakrifikuese mes koktejleve, psikiatreve dhe shtëpive perfekte, është tema e momentit në gazetat amerikane, që analizojnë pushtetin e telefilmave mbi imagjinatën publike. Nuk është risi që kinemaja dhe televizioni kanë frymëzuar miliona spektatorë me rezultatin e diskutueshëm se pushteti i saj ka afruar publikun me veshjet e të mëdhenjve të modës. Është rasti i "Sex and the city", ku shumë prej veshjeje të veshura nga aktoret kanë arritur kulmin.
Fustani i zi i Odri Hepbërn, i shfaqur në filmin "Mëngjes te Tifani", mbetet simbol historik i elegancës, për të cilin dhjetëvjeçarë pas dhjetëvjeçari janë matur dizajnuesit më të mëdhenj të planetit nga Iv Sant Loren te Balenciaga, që shiti 2 milionë kopje në kohën kur doli. Pikërisht për thjeshtësinë që e karakterizon, fustani më i famshëm në botë është një nga veshjet më të vështira për t‘u krijuar në mënyrë të përshtatshme. Ndoshta është pikërisht për këtë që, pavarësisht modave dhe tendencave, vazhdon të jetë në majë të klasifikimit si në kohërat kur gratë filluan ta vishnin edhe në mbrëmjet e veçanta, përveçse në funerale dhe kur shumë revista të specializuara mode i kushtonin faqe të tëra. Por kujdes, sepse fustani i zi klasik i puthitur pas trupit nuk është i vetmi që nuk vdes kurrë. Në të vërtetë, veshjet simbol, duke nisur që nga pantallonat, fustanet, kamishat dhe aksesorët që mund t‘i ruash në dollap pa pasur frikë se mund të dukesh qesharake kur t‘i veshësh, janë vërtet shumë. Le ta nisim nga e famshmja këmishë e bardhë me prerje mashkullore, e prezantuar në fillimet e saj nga Katherine Hepbërn dhe e ripropozuar nga dhjetëra stilistë, mes të cilëve edhe Ferré dhe Ralf Loren. Por të mos harrojmë setin e bluzave, që pasi fisnikëruan shumë femra të bukura nga vitet ‘50 e më pas, filluan sërish të shkëlqejnë të veshura nga biondja Nikol Kidman. Po ashtu edhe trikuartet, të ideuara në fillim të shekullit të kaluar nga Tomas Bërbëri e të cilësuara si veshje ushtarake, sot janë padyshim veshja më e pëlqyer për shumë nga yjet e kinematografisë dhe muzikës. Kështu, divat e kinemasë amerikane, nga Uma Turman te Sharliz Teron, e duan të gjitha, madje nuk ngurojnë ta veshin sipër fustaneve elegantë në mbrëmjet gala. Pastaj, sërish në modë edhe këpucët e sheshta, aq të preferuara nga Brizhit Bardosë dhe pantallonat në stilin "Capri", të dashurat e Merlin Monrosë. Edhe vargu i perlave, të vërteta apo false, siç predikonte "Chanel", dhe gjithashtu "Kelly", çanta e ideuar nga Hermes, për t‘i bërë homazh Grejs Kellit, edhe sot e pamundur për shkak të rekordit të shitjeve. Veshje që pëlqehen, sepse nuk njohin kufij mes brezash; sepse mund t‘i veshësh edhe kur je 18 vjeç, por edhe kur je 70; sepse përgjatë viteve i kemi parë të vishen nga femrat më të famshme në botë, që nga mbrëmjet elegante e deri në plazhin e San.Tropesë. Megjithatë, për to sot është e pamundur të mos pyesësh: Si është e mundur që pas kaq vitesh, kur kanë dalë stilistë të zotë e të mrekullueshëm, bota e modës nuk ka arritur akoma t‘i zëvendësojë?
"Janë dhe do të jenë gjithë kohës në modë, sepse janë veshje që nuk vdesin kurrë", tregon stilisti i mirënjohur, Roberto Cavalli, që në listën e veshjeve të cilat nuk "do të vdesin" kurrë, nuk harron të shtojë edhe xhinset. Bëhet fjalë për veshje klasike që e bëjnë look-un e grave të përshtatshëm për çdo rast dhe që mund të aktualizohen me pak ndryshime të vogla brenda pak minutave. Të njëjtën ide me të ndan edhe stilistja Alberta Ferreti.
"Mund të vazhdojnë të përdoren, mjafton që të dish t‘i përziesh me veshje më bashkëkohore dhe t‘i bësh aktuale me pjesë të reja", tregon ajo. Ndonjë shembull? "Që perlat mund t‘i vësh edhe me një veshje sportive, këmishën e bardhë po ashtu mund ta veshësh dhe nëpër mbrëmje, mjafton që të jetë material i mëndafshtë, ndërsa këpucët e larta mund t‘i veshësh edhe me xhinse. Kjo është pikërisht ajo që unë dua të bëj në koleksionet e mia. Të përziej çdo gjë, mjafton që të duken bukur". Kohë më parë, stilistja Koko Shanel thoshte: "Moda plaket, ndërsa stili ngelet i njëjtë gjithmonë". Dhe kështu vjetrohen veshjet, ndërsa stili ngelet ai që është: diçka e rrallë, që nuk është në shitje, megjithatë i paarritshëm. Duhet gjetur guximi t‘i thjeshtësosh, t‘i hedhësh, ose më mirë t‘i dhurosh, dhe të mbështetesh te pesë veshjet e famshme dhe të thjeshta (që mund të jenë edhe dhjetë, edhe dymbëdhjetë, por kurrë më shumë). Fustani i zi, trekuarti me prerje mashkullore, këmisha e thjeshtë, këpucët e sheshta, një golf me jakë të madhe të zezë, vargu i thjeshtë me perla, seti i bluzave prej kashmiri të butë dhe një fustan i thjeshtë që të tregon të hijshme dhe si një zonjë të shtresës së lartë. Me pak fjalë, të seleksionosh pak veshje, por të mira, të famshmet që nuk vdesin kurrë dhe kanë një sharm të pavdekshëm. Megjithatë, nuk duhet harruar se është veprimi i shenjtë i atyre njerëzve që nuk dinë të gabojnë. Veprimi i atyre që "kultivojnë" iluzionin sekret se mund t‘u ngjajnë, edhe pse nga shumë larg, ikonave të modës, sharmit dhe stilit të pavdekshëm, zonjave të vërteta të kalibrit të Odri Hepbërn, të Grejs Kelli, apo të Xheki Kenedi. Në vitin 1934, kur Clark Globe në "Ndodh një natë" hoqi këmishën duke treguar kraharorin pa veshur poshtë bluzën e bardhë, shitjet e saj ranë me 75 për qind në të gjithë planetin. Eh, fuqia e ekranit. Po ashtu, modelet "active wear", bluzat prej pambuku, pantallonat sportive, të zgjedhura nga Jennifer Beals në "Flash dance", kanë mbushur tashmë rrugët dhe palestrat e gjithë botës.