Tuma e Kamenicës, aty ku varret notojnë në ujë
Në dalje të Korçës, teksa makina kalon në një segment rruge në rregullim e sipër, i drejtohemi Kamenicës. Është ditë e shtunë. Pas një shiu që freskoi natën e mëparshme, dielli përpiqet të duket mes disa shtëllunga resh të bardha. Në rrugë, edhe pse ora është 9:00 e mëngjesit, ka shumë qarkullim. Vendasit e dinë mirë se pse ndodh. Karvani i atyre që shkojnë e kthehen synojnë Boboshticën. Kremtohet festa e Shën Mërisë. Një traditë për korçarët. Teksa e kalojmë rrugën që kthen në këtë fshat turistik, nuk mbetet shumë rrugë për të mbërritur në Kamenicë. Rreth dy-tri tabela njoftojnë se kureshtarët mund të vizitojnë Tumën e Kamenicës, monumentin prehistorik, një ndër më të mëdhenjtë në llojin e tij për vendin tonë. Ndodhet rreth 7 kilometra larg Korçës. Në mungesë të një makine personale, çdokush që ka zbritur në Korçë e do të vizitojë këtë monument, udhëtimi bëhet me taksi, të cilat transportojnë banorët e këtij fshati. Në këtë udhëtim që zgjat rreth dhjetë minuta, ndajnë tek-tuk edhe ndonjë hall të përditshëm. Tuma e Kamenicës gjendet pas një are që shtrihet në krah të rrugës nacionale. Rruga e shtruar pak kohë më parë, dredhon mes disa shtëpive të reja, një lagje ende e paformuar e këtij fshati, që ka zbritur nga një kodër e vogël aty afër, e është shtrirë anë rruge. Porta e hapur e drurit, material me të cilin është ngritur i gjithë ky muze natyror, të fton të hysh brenda. Përveç së hënës, gjithë ditët e tjera, në muze ofrohet shërbim 24 orësh. Kështu thotë arkeologu Skënder Aliu, njëkohësisht dhe drejtori i Tumës së Kamenicës, kthyer prej dy vjetësh në muze natyror me investime të PACARD. Flamuri amerikan i vendosur krahas atij shqiptar në hyrje (për turistë të huaj ka qenë kureshtje ta dinë pse ndodhet aty), është shenjë e kësaj mbështetjeje. Teksa i afrohemi pjesës së gërmuar dhe të ekspozueshme të varreve, që i takojnë një komuniteti prehistorik që ka jetuar në periudhën mes shekujve XIII-VI p.e.s. Pas punës së bërë nga një grup i madh specialistësh në vitin 2007, për gërmimin e konservimin e kësaj tume, imazhi i një kodre të vogël të mbuluar me shkurre gjendet vetëm në fotografitë e ekspozuara brenda një muzeu modest, i ngritur i gjithi në dru. "Këtu në qendër ka qenë varri qendror. Është i rrethuar nga dy unaza guri me diametër 13 metra (simbol i Diellit) dhe është mbuluar me dhe. Kur vdisnin anëtarë të tjerë të kësaj bashkësie, hapej një gropë dhe mbulohej me dhe që merrej tjetër vend. Nga varret e hapura në kohë, varri qendror është rritur dhe u kthye në një kodër që në arkeologji i quajmë tumë. Do të thotë një varr artificial. Në periferi janë ngritur këto dy struktura me gurë shumë më të mëdhenj me rrathë, por me diametër 4-5 metra, brenda të cilit janë vendosur varre familjare. Këto ndryshojnë në kohë me varrin qendror. I përkasin fundit të shekullit 7 p.e.s deri në fundin e shekullit 6", tregon arkeologu Aliu, i cili u ka kushtuar shumë vite punë gërmimit të tumave. Vazhdon ende të shpjegojë se si vendoseshin këto varre, duke qëndruar në lartësinë e pjesës së muzeut, që kufizon sipërfaqen e gërmuar. Nuk mund të zbresim e të shohim nga afër vendosjen e strukturave të gurit. Sipërfaqja është përmbytur nga uji, i cili filtron nga një kanal kullues i ngritur në anë të tumës, por që banorët e fshatit tashmë e përdorin për vaditje. As tufat e barit që kanë mbirë në mes të varrit qendror nuk janë shkulur. Një baltë e përhershme, e pazakontë për këtë stinë, kur gjithë sipërfaqja duhet të ishte e thatë, nuk i lejon arkeologët të punojnë. Shqetësimi është ngritur së fundmi nga specialistët. Strukturat e gurta të tumës kanosen nga ujërat. "Është shndërruar thuajse në moçal. Ne nuk hyjmë dot që ta pastrojmë. Këto struktura duhet të ruhen të palëvizshme, ndërsa në këtë gjendje rrezikojnë të shkasin", shprehet Aliu. I referohet edhe pjesës ende të pagërmuar, që tashmë rrezikohet të shembet, ndonëse arkeologët kanë ndërtuar një mur mbajtës prej guri. Vetëm pak kohë më parë, një cep i tij i rrëzuar, është rindërtuar.
Kanosja
Nuk kanë arritur t‘i gëzohen plotësisht rrugës së asfaltuar që lidh tumën me rrugën nacionale. Ishte një propozim që iu bë Kryeministrit Berisha për të siguruar një shërbim më të mirë kundrejt turistëve. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, Kryeministri bëri edhe përurimin, ndonëse sistemi i ndriçimit të rrugës nuk ka arritur ende deri para tumës. Punimet e bëra në rrugë kanë prishur kanalin vaditës, duke e zëvendësuar me një tub që kalon poshtë trotuarit, por si mungesë e pusetave përmes tij nuk arrijnë të vaditen tokat që ndodhen poshtë tumës. Si pasojë, fshatarët kanë kërkuar mundësi dytësore për të siguruar prodhimet e tyre. Kanë shpuar kanalin e Gjançit që kalon sipër tumës (uji filtron dhe e mbush vazhdimisht me ujë), ndërsa përdorimi i kanalit hidraulik për të vaditur rrezikon bllokimin e plotë të shkarkuesit që lidhet me varrin qendror të tumës e derdhet në këtë kanal. Rreth 50 për qind e tij tashmë është mbushur me llumra e nëse do të vazhdojë kjo gjendje, pjesa e ekspozueshme e tumës rrezikon të kthehet në një gropë të mbushur me ujë. Për arkeologët është kthyer në një shqetësim madhor, ndërsa fshatarët i shpërfillin vlerat historike të kësaj tume kur flitet për prodhimin që duhet t‘u marrin tokave. Bexheti, një prej banorëve të shtëpive afër tumës, është i inatosur nga kjo situatë. Flet vazhdimisht për padrejtësinë që u është bërë, tregon disa rrënjë qershie që u janë tharë, "thërret" se ata jetojnë me ato toka. Për të shqetësimi i tumës është i fundit dhe domosdoshmëria e vaditjes së tokave e përligj çdo mënyrë që banorët kërkojnë për të çuar ujë në arat e tyre. "Askush nuk na jep zgjidhje", thotë ai teksa e shkëput për pak minuta punën. Ndërsa për arkeologët, mbushja e vazhdueshme e tumës me ujë mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme. Ata i kanë bërë thirrje pushtetit lokal, ndonëse ende nuk kanë marrë përgjigje, që të gjendet një zgjidhje para se muzeu natyror i hapur vetëm para dy vjetësh, të dëmtohet rëndë.
Në misteret e vdekjes
Pas vizitës në pjesën e gërmuar, në sipërfaqen prej 7 hektarësh janë ngritur edhe dy tenda me dru, njëra për çlodhjen e turistëve, tjetra për studentë që vijnë e bëjnë praktika mësimore. Një sit për praktika mësimore (dy varre me skelete dhe objekte ku studentët praktikohen nën drejtimin e arkeologëve), një ndërtesë e vogël prej druri, brenda së cilës është ngritur një furrë me zjarr, do të ngrihet një oxhak, kërkojnë të rindërtojnë paksa mënyrën se si ka funksionuar jeta e këtyre banorëve shekuj më parë. Ndonëse kjo tumë të zbulon më shumë ritet e vdekjes, përmes objekteve të gjetura në varre dhe studimeve të antropologëve, përpiqet të ndërtohet një kuadër i rrugëtimit jetë-vdekje. "Në pjesën e gërmuar janë zbuluar 400 varre që kishin 440 skelete (disa prej tyre përmbanin dy skelete) dhe mbi 3500 objekte. Nga 200 tumat e gërmuara në Shqipëri, tuma e Kamenicës bën pjesë në ato 28 që kanë varr qendror. Jo vetëm kjo, por mënyra e vendosjes së strukturave e bën të veçantë edhe në rajonin e Ballkanit dhe një nga tumat më të pasura në vend. Gjithë materiali skeletor ruhet në Muzeun Arkeologjik të Korçës, ndërsa materiali arkeologjik është dërguar në Institutin Arkeologjik në Tiranë për studim", tregon Skënder Aliu, arkeologu dhe drejtori i muzeut natyror. Tri skelete origjinale janë ruajtur dhe janë ekspozuar për turistët në muzeun e vogël, ku ndjehet ende era e druri sapo hapet dera.
Mes shumë tabelave të mbushura me fotografi që tregojnë procesin e zhvillimit të punimeve në këtë tumë, informacione shkencore, apo të dhëna për numrin e tumave dhe llojin e tyre në Shqipëri, në një kënd janë improvizuar tri varre: i mbuluar me xham është skeleti i një gruaje e cila ka vdekur në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ato që fillimisht përbënë çudi për arkeologët ishin kockat e fetusit, të cilat janë vendosur bashkë me ato të nënës. Sipas Aliut, i takojnë shekullit të shtatë dhe është një nga rastet e rralla që në tumë të gjendet një grua shtatzënë. Sipër janë vendosur edhe fotografitë ku tregohet pozicioni në varr, në momentin e zbulimit. Po kështu është vepruar edhe me dy skeletet e tjera. Në njërin janë vendosur enë të riprodhuara, ashtu siç është gjetur në varr dhe në tjetrin stoli. Është një improvizim që u lejon vizitorëve të kuptojnë ritet sipas të cilave varroseshin banorët e kësaj zone. Në një tabelë, ku janë vendosur edhe fotografi gjatë punës, tregohet mënyra e vendosjes së personave në varr, dyshe, në pozicion gjumi apo në shpinë. Ndërsa një manekin në cep mban një veshje që është ndërtuar sipas studimeve apo edhe mbetjeve të veshjeve të gjetura në varre. Më tutje, për turistë që duan të marrin me vete diçka nga ky vendbanim prehistorik, janë ekspozuar disa stoli dhe objekte të riprodhuara sipas modeleve origjinale. Janë kryesisht të huaj ata që vijnë në këtë muze natyror, i cili vetëfinancohet nga të ardhurat e biletave. Arkeologu Skënder Aliu shprehet se ky funksionim është i vështirë për të siguruar realizimin e projekteve në të ardhmen, për të përmbushur ambiciet për pasurimin e këtij muzeu apo ngritjen e strukturave të tjera në sipërfaqen e vënë në mbrojtje. "Kemi prodhuar fletëpalosje e kemi regjistruar si destinacion turistik në të gjitha agjencitë turistike, kemi bërë aktivitete, sesione shkencore dhe ka të tjera projekte që mendojmë në të ardhmen", shprehet Aliu, teksa beson se me pak vullnet mund të realizohet diçka.