Katastrofë në Tajvan, 500 të vdekur nga tajfuni
Presidenti i Tajvanit bëri
të ditur se përmbytjet e
shkaktuara nga shirat e
tmerrshëm që ranë në vend
kanë marrë deri më tani jetën
e 500 personave dhe kjo është
një shifër e përkohshme. Të
mbijetuarit dhe partia opozitare
kanë bërë të ditur se ndihmat
dhe forcat e shpëtimit që janë
dërguar në zonat problematike
kanë qenë shumë të pakta ose të
pamjaftueshme. Kjo situatë ka
dëmtuar rëndë imazhin e Presidentit
një vit para zgjedhjeve të
përgjithshme. Tajfuni "Morakot"
goditi Tajvanin një javë
më parë, por shkalla e dëmeve
të shkaktuara prej tij është bërë
e qartë vetëm këtë javë, pas
zbutjes së stuhisë. Ndërkohë,
zyrtarët e qeverisë kanë bërë
të ditur se nuk mund të reagonin
me shpejtësi për shkak të
shirave të vazhdueshëm e të
vrullshëm në zonat problematike
që nuk lejonin as ardhjen
e helikopterëve. Ndërkohë,
numri i të vdekurve pritet që
të jetë edhe më i madh, duke
qenë se ende shumë njerëz që
konsiderohen të zhdukur mund
të jenë nën rrënojat e shtëpive,
apo nën baltërat e zonave të
përmbytura. Dëmi material
është i jashtëzakonshëm. Ura
janë shembur, godina, diga,
pyje të tërë janë përmbysur për
të mos folur për shtëpi banimi,
shkolla e institucione të tjera.
Familjet e personave të vdekur
akuzojnë qeverinë për vonesë
në dhënien e ndihmës. Sipas
tyre, ata kanë pritur për ditë
të tëra për një ndihmë, apo
për një ndërhyrje, por pa asnjë
rezultat. Kjo sjellje e qeverisë i
ka nervozuar shumë më tepër
se vetë humbja e të afërmve.
Gjatë ditëve të përmbytjeve u
evakuuan nga ajri 14 mijë persona,
ndërsa të tjerët janë strehuar
në vende më të sigurta dhe të
mbrojtura nga stuhia. Gjithsej,
si pasojë e saj janë shkatërruar
34 ura dhe 259 kilometra rrugë
në Tajvan. Uragani "Morakot" ka
shkaktuar 30 miliardë dollarë
dëme dhe humbje në bujqësi
dhe infrastrukturë dhe pritet që
kostoja e rindërtimit të shkojë
në 130 miliardë dollarë. Qeveria
ka shpenzuar thuajse të njëjtën
shumë edhe gjatë rindërtimit të
zonave të dëmtuara pas tërmetit
të vitit 1999 që mori jetën e 2400
personave. E gjithën Azia Juglindore
është prekur nga ky uragan
që ka shkaktuar shumë dëme jo
vetëm në Tajvan, por edhe në
Kinë, Filipine dhe vende të tjera.
Kjo është stina e uraganeve për
këtë pjesë të botës, por këtë vit
ato kanë qenë të një fuqie të
jashtëzakonshme.
të ditur se përmbytjet e
shkaktuara nga shirat e
tmerrshëm që ranë në vend
kanë marrë deri më tani jetën
e 500 personave dhe kjo është
një shifër e përkohshme. Të
mbijetuarit dhe partia opozitare
kanë bërë të ditur se ndihmat
dhe forcat e shpëtimit që janë
dërguar në zonat problematike
kanë qenë shumë të pakta ose të
pamjaftueshme. Kjo situatë ka
dëmtuar rëndë imazhin e Presidentit
një vit para zgjedhjeve të
përgjithshme. Tajfuni "Morakot"
goditi Tajvanin një javë
më parë, por shkalla e dëmeve
të shkaktuara prej tij është bërë
e qartë vetëm këtë javë, pas
zbutjes së stuhisë. Ndërkohë,
zyrtarët e qeverisë kanë bërë
të ditur se nuk mund të reagonin
me shpejtësi për shkak të
shirave të vazhdueshëm e të
vrullshëm në zonat problematike
që nuk lejonin as ardhjen
e helikopterëve. Ndërkohë,
numri i të vdekurve pritet që
të jetë edhe më i madh, duke
qenë se ende shumë njerëz që
konsiderohen të zhdukur mund
të jenë nën rrënojat e shtëpive,
apo nën baltërat e zonave të
përmbytura. Dëmi material
është i jashtëzakonshëm. Ura
janë shembur, godina, diga,
pyje të tërë janë përmbysur për
të mos folur për shtëpi banimi,
shkolla e institucione të tjera.
Familjet e personave të vdekur
akuzojnë qeverinë për vonesë
në dhënien e ndihmës. Sipas
tyre, ata kanë pritur për ditë
të tëra për një ndihmë, apo
për një ndërhyrje, por pa asnjë
rezultat. Kjo sjellje e qeverisë i
ka nervozuar shumë më tepër
se vetë humbja e të afërmve.
Gjatë ditëve të përmbytjeve u
evakuuan nga ajri 14 mijë persona,
ndërsa të tjerët janë strehuar
në vende më të sigurta dhe të
mbrojtura nga stuhia. Gjithsej,
si pasojë e saj janë shkatërruar
34 ura dhe 259 kilometra rrugë
në Tajvan. Uragani "Morakot" ka
shkaktuar 30 miliardë dollarë
dëme dhe humbje në bujqësi
dhe infrastrukturë dhe pritet që
kostoja e rindërtimit të shkojë
në 130 miliardë dollarë. Qeveria
ka shpenzuar thuajse të njëjtën
shumë edhe gjatë rindërtimit të
zonave të dëmtuara pas tërmetit
të vitit 1999 që mori jetën e 2400
personave. E gjithën Azia Juglindore
është prekur nga ky uragan
që ka shkaktuar shumë dëme jo
vetëm në Tajvan, por edhe në
Kinë, Filipine dhe vende të tjera.
Kjo është stina e uraganeve për
këtë pjesë të botës, por këtë vit
ato kanë qenë të një fuqie të
jashtëzakonshme.