E Diel, 1 Nëntor 2026

Damon, 11-vjeçari që intervistoi Barak Obamën

Damon Waevet, një 11-vjeçar nga Florida e Jugut është
shndërruar befas në gazetarin më të ri që ka intervistuar
Presidentin amerikan, Obama, deri më tani. Presidenti iu
përgjigj pyetjeve të tilla në lidhje me fi nancimin e arsimit, për
aftësitë e tij si basketbollist në rini, madje edhe nëse duhet
apo jo nxënësit të hanë një frutë mangoje çdo drekë. Damon
u shndërrua në një fenomen të internetit në vitin 2008 gjatë
fushatës zgjedhore dhe kishte kohë që po kërkonte që t‘i
bënte një intervistë Presidentit. Djaloshi madje shkoi edhe
në Uashington për ditën e betimit presidencial të Barak
Obamës, por nuk mundi që të depërtonte përtej linjave të
sigurisë që rrethonin veprimtarinë. Më në fund ka mundur
që të intervistojë Presidentin e tij në Shtëpinë e Bardhë që
është fi lmuar dy ditë më parë. "Më duhet ta pranoj se ndonjëherë
ushqimet e drekës në shkolla nuk kanë qenë aq të
mira. Më kujtohet që kishte raste kur nuk më pëlqenin fare.
Ne aktualisht po përpiqemi që të gjejmë një mundësi për t‘i
bërë ushqimet e shkollave më të shëndetshme dhe të heqim
patatet e skuqura, apo picat që janë të dëmshme", i është
përgjigjur Presidenti një pyetjeje në lidhje me ushqimin në
shkollat amerikane. Por djaloshi duket se ka pasur idetë e
tij, duke i thënë se do t‘i pëlqente që patatet e skuqura të
mos hiqeshin nga menyja dhe madje të shtohej çdo ditë në
drekë nga një frutë mangoje. "Mendoj se kur je President
je përgjegjës për shumë gjëra. Shumë njerëz po kalojnë një
kohë të vështirë dhe gjëja më e rëndësishme që unë bëj
është që të qëndroj i përqendruar në punën time, për ta
bërë atë sa më mirë dhe të përpiqem që të kuptoj se përse
njerëzit irritohen dhe mërziten ndonjëherë", ka deklaruar
Obama. Damon jeton vetëm me nënën e tij në qytetin e
Pahokes, që është 77 kilometra në perëndim të Majamit.
Ai ndjek shkollën fi llore, ndërkohë që është edhe drejtuesi i
stacionit televiziv të shkollës. Gazetari i ri që ka një pasion të
madh për gazetarinë dhe për Presidentin ka fi tuar një bursë
të plotë kur të rritet në Universitetin e Albanisë. Një vit më
parë ai u bë i famshëm pas një interviste me zëvendëspresidentin,
Joe Biden, që gjithashtu u hodh në internet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›