E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev: Marrëdhëniet me Ukrainën do të përkeqësohen

Presidenti rus, Medvedev, ka mohuar
çdolloj përmirësimi të marrëdhënieve
të vendit të tij me Ukrainën për
sa kohë që në këtë vend do të
jetë President Viktor Jushçenko.
Në një letër të hapur, Medvedev
akuzon liderin ukrainas
për qëllimshme antiruse dhe
tha se do të vononte në dërgimin
e një ambasadori rus në
Kiev. Për Medvedevin që i ka
bërë deklaratat pas takimit me
Kancelaren gjermane, Merkel,
në rezidencën e pushimeve
të Detit të Zi, ai nuk shihte asnjë
perspektivë për rivendosjen e marrëdhënieve
normale mes të dy vendeve për sa
kohë që në krye të vendit do të ishte njeriu i
amerikanëve. Jushçenko erdhi në pushtet
në vitin 2004, pas të ashtuquajturit
Revolucioni i Portokallinjtë
dhe ka qenë gjithmonë një
mbështetës i integrimit të vendit
të tij në NATO dhe në Bashkimin
Europian. Jushçenko do të kandidojë
sërish për një mandat të
dytë më 17 janar, edhe pse ka
shumë pak shanse që të fi tojë
falë popullaritetit shumë të ulët
që gëzon në vend. Medvedev
deklaroi se shpresonte se lidershipi
i ri ukrainas do të çonte
në një përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›