Ndoka: S‘do ta lejojmë vjedhjen e votës
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka deklaruar dje gjatë mbledhjes së konferencës së degës së PDK-së në Gramsh, se nuk do të lejojë që dy partitë e mëdha të vjedhin votat e shqiptarëve. Ndoka ka denoncuar edhe një herë marrëveshjen e fshehtë të arritur midis PS-së dhe PD-së për Kodin Zgjedhor. Sipas tij, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në kundërshtim me rekomandimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë, dy partitë e vjetra po përpiqen të miratojnë një Kod Zgjedhor, që përjashton nga konkurrimi politik çdo forcë politike dhe çdo politikan që nuk i bindet dhe që nuk nënshtrohet nga dyshja Rama-Berisha