E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen në kufi me Greqinë 101 kg marijuanë

09/12/2008  Identifikohet autori

GJIROKASTER - Policia kufitare e Gjirokastrës ka bllokuar në orët e parë të ditës së djeshme 500 metra larg vijës kufitare 101 kg lëndë narkotike marijuanë dhe ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar. Burime zyrtare pohuan se pranë fshatit Llongo një automjet tip “Nisan micra”, me targa TR 8710 L, e cila lëvizte me ngadalë drejt vijës kufitare. Sapo policia është afruar drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke përfituar nga errësira dhe mjegulla. “Gjatë kontrollit të automjetit u konstatuan katër çanta të mëdha shpine të mbushura me pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike marijuanë, ku secila pako varionte nga 5.5 kilogramë deri në 6 kilogramë”, thanë burime zyrtare. Ndërkohë pas verifikimeve rezultoi se, për këtë ngjarje janë ndaluar 4 të rinj nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar, Gjirokastër. Katër të ndaluarit janë të lindur dhe banues në Kuman të rrethit Fier. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Dosja tashmë i është kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›