Elbasan, zhduket prej 3 ditësh tregtari i veshjeve
09/12/2008 Dyshohet se mund të jetë vetëvrarë
ELBASAN-Një tregtar veshjesh është shpallur i zhdukur prej tri ditësh nga familja dhe për të nuk ka asnjë informacion. Hekuran Latollari, 44 vjeç, baba i dy fëmijëve me banim në qytetin e Elbasanit punonte si tregtar veshjesh që nga viti 1993. Të premten e kaluar gjatë paradites ai ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka shkuar tek i vëllai ku pasi ka qëndruar pak ka lënë grumbullin e çelësave të dyqanit dhe të makinës pa u vënë re dhe më pas ashtë larguar. Pak më vonë është takuar me një shok në afërsi të bashkisë dhe më pas i ka hipur linjës së urbanit që të çon jashtë qytetit pranë lumit Shkumbin. Një i njohur e ka parë në autobus dhe i ka thërritur të zbresë, por ai nuk ka reaguar. Ferdinandi, vëllai i tij tregon se e kanë kërkuar gjithandej në Elbasan, në qytetet e tjera madje edhe në Greqi ku i kanë telefonuar të afërmve të tyre, por nuk kanë mësuar asgjë për Hekuranin. Ai nuk u ka thënë asnjë fjalë bashkëshortes dhe as vëllait të tij për ndonjë problem që mund të kishte pasur kohët e fundit. Po kështu vëllai i tij shton se ai nuk ka pasur ndonjë hasmëri apo sherr. Ndërkohë një tjetër tregtar tregon se ai kohët e fundit dukej shumë i mërzitur.