Burg pa të drejtë, asnjë dëmshpërblim për këtë vit
09/12/2008 Për burgun e padrejtë shteti paguan 100 milionë lekë, trajtimi i rasteve
TIRANË- Asnjë shpërblim nuk është caktuar këtë vit për burgimet e padrejta. Ministria e Financave është e detyruar që për çdo vit të caktoi një fond të veçantë për të dënuarit padrejtësisht. Për tre vitet e fundit janë shpërblyer për burgimin e padrejtë vetëm 22 shtetas, ndërsa ndodhen në pritje për të marrë paratë e burgut rreth 70 të tjerë.
Gjykata jep vendimin dhe financat janë të detyruara ta zbatojnë atë. Nga burime të Ministrisë së Financave mësohet se fondi që i duhet kësaj ministrie për të shlyer pjesën e mbetur nga viti 2007 dhe ata që kanë përfituar dëmshpërblim këtyre muajve, arrin mbi 100 milionë lekë. Listat janë përgatitur, por për këtë vit, ende nuk është bërë asnjë shpërblim. Për të arritur deri këtu do të duhet firma e ministrit të Financave, i cili po ngurron ta bëjë këtë gjë. Shkaku është shuma e madhe e parave, e cila do të duhet të dalë nga buxheti i shtetit. Për vitin 2008 numri i personave që kanë fituar duelin mes Prokurorisë dhe gjykatës e kanë marrë pafajësi nuk është shumë i madh. Ndërsa në ministri kanë përfunduar emrat e shtatë personave që kanë fituar gjyqin për dëmshpërblim për burgimin e padrejtë për 2007-n, në gjykatë aktualisht ndodhet vetëm një person që pret vendimin e formës së prerë. Ndërkohë ministria ka pa likuiduar një pjesë të madhe të dënuarve padrejtësisht që nga viti i kaluar, për të mos folur për persona, të cilët kanë shuma të mëdha parash dhe ende nuk janë futur në listë.
Burgosjet e padrejta
Akuza në shumicën e rasteve sjell për gjykim të pandehur, pa patur prova konkrete që të jenë bindëse për gjykatën. Të gjitha paditë janë mbështetur në ligjin 9381, ku parashikohet shprehimisht se personi, që është deklaruar i pafajshëm ose për të cilin është pushuar çështja me vendim gjykate të formës së prerë apo të prokurorit, ose është mbajtur në burg tej kohës së caktuar në vendin e dënimit, gëzon të drejtën e kompensimit për burgimin e vuajtur. Gjatë vitit të kaluar janë shqyrtuar paditë e atyre qytetarëve, të cilët kanë fituar pafajësitë përgjatë vitit 2006 dhe 2007, të cilëve gjykata u ka dhënë deri në tre mijë lekë të reja për çdo ditë të kaluar në qelitë e paraburgimit dhe deri në dy mijë lekë të reja për çdo ditë të kaluar padrejtësisht në burg. Deri para tre vitesh dëmshpërblimi për një ditë burg të padrejtë ishte tre mijë lekë, ndërsa paraburgimi deri në pesë mijë lekë. Por duke pretenduar se gjendja e qelive ishte përmirësuar, në prill 2005 Qeveria e atëhershme vendosi të ndryshonte ligjin duke e ulur vlerën e dëmshpërblimit.
Numri
Për tre vitet e fundit janë shpërblyer për burgimin e padrejtë vetëm 22 shtetas. Ndërsa ndodhen në pritje për të marrë paratë e burgut rreth 70 të tjerë. Teksa vihet re që këtë vit ky numër nuk është shumë i madh.
Dëmshpërblimi
Përgjatë vitit 2006 dhe 2007, të cilëve gjykata u ka dhënë deri në tre mijë lekë të reja për çdo ditë të kaluar në qelitë e paraburgimit dhe deri në dy mijë lekë të reja për çdo ditë të kaluar padrejtësisht në burg.
Ligji
Ligji numër 9381, i shpallur më datë 28 prill 2005, për kompensimin e burgimit të padrejtë nënkupton si të tillë, periudhën e paraburgimit për një çështje ose akuzë, për të cilën Prokuroria ka pushuar hetimet ose gjykata ka dhënë pafajësi.
Paratë
Fondi që i duhet Ministrisë së Financave për të shlyer pjesën e personave të dënuar padrejtësisht, mbetur nga viti 2007 dhe ata që kanë përfituar dëmshpërblim për këtë vit, arrin mbi 100 milionë lekë të vjetra.