E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magjia e festave ka zbritur në dyqanet “Vodafone”

Në këtë prag festash fundviti, dyqanet “Vodafone” në të gjithë vendin do të mirëpresin të gjithë klientët “Vodafone” me shumë dhurata dhe oferta speciale të dizajnuara për të kaluar Krishtlindje të gëzuara në një eksperiencë të paharrueshme festive. “Vodafone” beson se komunikimi pasuron jetën e njerëzve dhe i jep vlerë çdo momenti, veçanërisht në ditët festive, ku njerëzit festojnë, ndajnë dhurata, urojnë, jetojnë momente të veçanta, pse jo dhe ëndërrojnë. “Vodafone” në këtë periudhë festash ofron paketa speciale për thirrje dhe sms në planet tarifore me parapagesë dhe ato familjare me kontratë, të cilat e bëjnë komunikimin më të lirë se kurrë dhe të përshtatshëm ndaj nevojave të ndryshme të klientëve tanë. Gjithashtu, dhuratat “Vodafone” do të jepen për të gjitha aktivizimet e reja të “Vodafone Club”, “Vodafone Card” dhe numrave me kontratë. Oferta është e vlefshme për një kohë të limituar. Qindra aparate celularë “Vodafone”, LG KU 950 TV mobile, mijëra bokse “Vodafone”, radio dhe shumë dhurata të tjera janë duke pritur klientët e rinj që do t’i bashkohen familjes “Vodafone” gjatë festave të fundvitit.

Karburantet në vend ulen vetëm me 5 lekë/litër

Kanë nisur të bien çmimet e karburanteve në vend, por ulja është minimale, krahasuar me ato që duhej të reflektonte tregu në bazë të çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Vetëm pesë lekë kanë mundur tregtarët shqiptarë të ulin çmimin e karburanteve, duke zbritur dje në 115 lekë për litër. Çmimet e karburanteve në pikat e tregtimit në Tiranë kanë pësuar dje një ulje prej 5 lekë për litër, duke pasuar uljen e afro dy javëve më parë, po me 5 lekë për litër. Pothuajse në shumicën e pikave të tregtimit të karburanteve në Tirane çmimet sot ishin: 1 litër naftë 115 lekë, 1 litër benzinë 120 lekë dhe 1 litër Euro Diezel po me 120 lekë. Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulëta, duke qenë dje në 42,4 dollarë për fuçi, ndërsa para afro dy javësh ishte 53 dollarë për fuçi. Në pika të ndryshme të tregtimit të karburanteve deri dy ditë më parë 1 litër naftë u shit mesatarisht me 120 lekë, 1 litër benzinë me 125 lekë, ndërsa 1 litër Euro Diezel po me 125 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›