Kurban Bajrami, qindra besimtarë kryejnë ritin e faljes
Besimtarët myslimane festojne sot Kurban Bajramin. Në Tiranë, qindra besimtarë kryen ritin e faljes mëngjesin e sotëm në xhamine e Et‘hem Beut në sheshin “Skënderbej”, i cili në orët e paradites është rezervuar vetëm për ta.
Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim frymëzimin e dashurisë, vetëpastrimin e shpirtit dhe cilësohet simbol i sakrificës. Bërja e kurbanëve, sipas praktikantëve është një nga treguesit e afrimit te e vërteta.
Një ditë më parë, policia njoftoi kufizim trafiku pranë Komunitetit Mysliman, bllokimin e Sheshit “Skënderbej” dhe kufizim parkimi në këto zona, në mënyrë që besimtarët të jenë të qetë në kryerjen e riteve të tyre.
“Duke filluar nga ora 04.00 të datës 08 dhjetor 2008 deri më orën 09.00 të kësaj dite, do të merren masat për bllokimin e segmentit rrugor përgjatë sheshit “Skëndërbej”, dhe Xhamin e “Et’hem Beut”- thanë burimet policore.
Ndërkohë, po sot do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi, pranë Kumunitetit Myslyman në rrugën “George W.Bush”, në inteneraret 09.00 deri më 13.30, pasi do të zhvillohen pritjet zyrtare të Personaliteteve të larta Shtetërore dhe të Trupit Diplomatik të akredituara në Tiranë.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për bllokimin e sheshit “Skëndërbej” dhe kufizimet e qarkullimit në aksin e lartëpërmendur.Shumë urime pritet të marrin sot besimtarët nga përafqësuesit e lartë të shtetit. Presidenti i vendit përmes një mesazhi, uroi që dje besimtarët për këtë ditë të shënuar.