E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ka vend edhe për Skënderbeun edhe për Zogun në qytet

Skënderbeu apo mbreti Zog? Kjo është dilema që mbahet e ndezur nga qytetarët e Burrelit. Ende nuk ka gjetur zbatim një vendim i një muaji më parë, i marrë nga këshilli bashkiak i bashkisë së Burrelit, për heqjen e bustit të Heroit tonë Kombëtar, për ta zëvendësuar me burgajetasin, ish-mbretin Zog. Ky vendim ka hasur në reagimet e vetë banorëve të qytetit. Është një vendim i pa bazë dhe jashtë çdo logjike.

Reagimet e qytetarëve kanë qenë dhe janë përkrah Heroit Kombëtar.

Ka shumë vende të tjera ku mund të vendoset monumenti i mbretit, ndaj, këshilli bashkiak, më parë se ta kryejë atë veprim, duhet t’i rekomandojë vendlindjes së mbretit që të hapë një shtëpi muze, apo të ketë edhe një bust aty. Skënderbeu dhe Mbreti nuk përjashtojnë njëri-tjetrin. Ka vend për të dy aty. Pse duhet të heqin Skënderbeun?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›