E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot fillojne regjistrimet per programin master

Qe prej dites se sotme fillojne zyrtarisht regjistrimet per programet e ciklit te dyte dhe Master i Nivelit te Pare me kohe te plote ne Institucionet publike te Arsimit te Larte per vitin akademik 2008-2009.

Ministria e Arsimit dhe Shkences ka nxjerre nje udhezim ne te cilin percaktohen procedurat e pranimit dhe regjistrimit ne universitete.

Sipas ketij udhezimi, regjistrimi nis sot prane sekretarive mesimore te njesive kryesore dhe perfundon ne daten 27 tetor.

“Prane njesive baze pergjegjese te Institucioneve publike te Arsimit te Larte per çdo program studimi te ciklit te dyte dhe master i nivelit te pare, me kohe te plote te ngrihen komisione Ad-hoc, per perzgjedhjen e kandidateve fitues ne perputhje me kriteret e pranimit te vendosura dhe te shpallura publikisht nga keto institucione. Komisionet Ad-hoc per perzgjedhjen e kandidateve fitues, percaktojne mbi bazen e dokumentacionit te paraqitur njohjen e plote ose te pjeseshme te krediteve te fituara per te gjithe ata kandidate qe vijne nga programe studimi te ngjashme, te ciklit te pare”, thuhet ne komunikaten per shtyp te MASH-it.

Listat e kandidateve fitues do te publikohen ne 28 tetor, te ndare sipas programeve te studimit perkates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›