E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohen ushtarët britanikë të vrarë në Shqipëri gjatë L2B

TIRANE- Me një ceremoni solemne Ambasada britanike në Shqipëri ka përkujtuar ushtarët anglezë të rënë në vendin tonë, gjatë luftës së dytë botërore gjatë viteve 1939-1945. Në ceremoninë e zhvilluar pranë memorialit në kodrat e liqenit, merrnin pjesë ambasadorja britanike në Shqipëri, Fiona Mcllwham, zv kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta, ministri i mbrojtjes Arben Imami, ambasadori amerikan në Tiranë John Withers, diplomatë të akredituar në Tiranë, politikanë etj. Për nder të ushtarëve anglezë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore u mbajtën dy minuta heshtje. Më pas të pranishmit vunë kurora me lule pranë memorialit dhe në shenjë nderimi u përkulën para tij. Dita e përkujtimit, 11 nëntori, ose e diela më e afërt është vendosur tashmë si dita për të kujtuar sakrificën e atyre që humbën jetën në të gjitha luftërat dhe kronikat.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›