Kurbin, plagoset me armë 34-vjeçari, arrestohet autori

Një 34-vjeçar është plagosur me armë mëngjesin e sotëm në rrethin e Kurbinit ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhejë të Kurbinit ku 34-vjeçari Altin Piroli është qëlluar me armë ndërsa ende nuk dihen motivet.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin e krimit por nuk bëhet me dije identiteti I tij.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.