Kurimi i sëmundjeve, pak ilaçe dhe me shoqëri
Sëmundjet e sistemit nervor në vitin 2009 nuk mund të trajtohen duke izoluar pacientët e duke i ofruar ilaçe dhe injeksione. Ashtu si edhe vendet perëndimore, edhe vendi ynë është në përpjekje e sipër për të sjellë risi dhe për t‘i integruar pacientët me probleme, jo për t‘i izoluar ata. Për t‘i punësuar dhe rehabilituar në qendra më pranë njerëzve me shumë terapi dhe pak ilaçe. Dje, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se do të ketë një reformë lidhur me shërbimet e shëndetit mendor në vendin tonë.
Aktualisht specialistët kanë në duar një strategji të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të vlerësuar si një nga strategjitë më pozitive në rajon. Në zbatim të saj, edhe në vitin 2010 do të ketë investime të mëtejshme në infrastrukturë dhe burime njerëzore. Motoja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë gjithmonë e më pak barna e spitale psikiatrike, por gjithmonë e më shumë të sëmurë mendorë aktivë në shoqëri dhe punësim...
Problemet e shëndetit mendor janë probleme në zgjidhjen e të cilave do të vendosë shkenca por edhe mentaliteti i zemrës së hapur, larg diskriminimit dhe stigmatizimit. Këta të sëmurë janë miqtë tanë, janë vëllezërit dhe motrat tona, por janë edhe bashkëpunëtorët tanë.