Shqiptarët, "spektakël" arratisjesh
Janë më shumë se 50 arratisjet e bujshme të shqiptarëve nga burgjet e huaja në këto 19 vjet. Shumica e tyre kanë pasur brenda aq shumë "spektakël" saqë kanë tronditur jo vetëm opinionin e vendeve ku janë kryer, por edhe kanë shkundur fort institucionet e drejtësisë. Bëhet fjalë për mënyra të vjetra klasike, si ajo e personazhit të famshëm të Dyma-së, Konti i Monte Kristos, pra nga hapja e vrimës së qelisë me lugë, zbritja me çarçafë nga lartësi mbi 20 metra dhe deri te më të sofistikuarat, si arratisja me helikopter e Alket Rizait. "Spektaklet" janë dhënë në shumë vende të botës, por goditjet më të mëdha nga këta kriminelë të guximshëm deri në çmenduri, i kanë marrë shtete ku më së shumti vuajnë dënime shqiptarët, siç janë Italia, Greqia, Zvicra dhe Gjermania.
Itali
Edhe pse dy ditë më parë shoku i tij i ngushtë, pjesëtar i bandës u iku lehtë fare nën hundë karabinierëve italianë, arratisja e parë me çarçaf e Ilir Pajës mbetet në majat më të larta të klasifikimit në Itali. Por, edhe pasi u kap i kërkuar nga drejtësia gjermane, arratiset për herë të dytë nga burgu i Firences. Ai arriti t‘u ikë, edhe pse me pranga në duar, karabinierëve gjatë transportimit me një autoambulancë për në spital. Një rast tjetër i bujshëm në Itali ka qenë arratisja e një tjetër shqiptari, Miki Rrapi, i cili vuante dënimin prej 8 vjetësh në një burg në qytetin e Milanos. Ai e ka fituar lirinë e tij duke përdorur një lugë, me të cilën ka hapur një vrimë 50 cm në murin e qelisë. Ndërkohë, patriotët e tij, Dritan Çoku, Gëzim Prenga, Mario Ormani, Altin Kola dhe Afrim Sela, të dënuar për vrasje dhe për vjedhje, kanë gjetur një mënyrë tjetër për t‘u arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Firence. Ata kanë marrë çarçafët e gjumit dhe i kanë lidhur me njëri-tjetrin për të zbritur në oborrin e katit të parë të godinës disakatëshe, për t‘u zhdukur më pas nga dera e pasme.
Greqi
Arratisjet dhe tentativat e shqiptarëve të dënuar në Greqi, gati janë bërë një normalitet për ata dhe makth për drejtuesit e burgjeve dhe gardianët. Padyshim që arratisja e fundit e Alket Rizait me helikopter shënon një rekord që si zor të thyhet. Një nga mënyrat më efikase në fillim të viteve ‘90 ka qenë organizimi dhe shfrytëzimi i revoltave të të burgosurve për të realizuar arratisje. Kështu, i tmerrshmi i Vlorës, Zani Çaushi, përpara se të bëhej "VIP" në Shqipëri, arriti të arratisej nëpërmjet një revolte që shpërtheu në një burg të sigurisë së lartë, ku vuante dënimin për vrasje. Ai ishte i dënuar nga shteti helen me 101 vjet burg. Kristi Janku, 23 vjeç, dhe Albert Brakaj, 25 vjeç, kanë qenë në qendër të kronikave të televizioneve greke për shumë kohë. Dy shqiptarët ishin dënuar nga gjykata greke me shumë vite burg, me akuza për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Ata janë arratisur gjatë kohës që po transferoheshin me makinë në dhomat e paraburgimit të policisë në Pire, Athinë. Arratisja ka ndodhur në kohën e zbritjes. Sapo grupi i parë prej tetë vetash zbriti nga makina e blinduar, gjysma prej tyre iu vërsulën policëve, duke u përleshur me ta. Ndërsa Kristi Janku dhe Albert Brakaj "u zhdukën".
Re.kro.