Topi: Mbështesim zgjidhjet paqësore për Palestinën
Gjatë takimit, Topi vuri në dukje se shteti shqiptar mbështet çdo përpjekje të zgjidhjes paqësore, të qëndrueshme dhe afatgjatë të konfliktit izraelito-palestinez dhe situatës në Lindjen e Mesme nëpërmjet bisedimeve dhe negociatave.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Rijad Al-Maliki shprehu kënaqësinë dhe nderimin për këtë takim me Presidentin e Republikës duke i përcjellë përshëndetjet më të mira të Presidentit palestinez Mahmud Abaz së bashku me ftesën për ta vizituar në një kohë sa më të përshtatshme.
Po sot, Al-Maliki ka zhvilluar një takimin me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, me të cilin biseduan për marrëdhëniet dypalëshe. l-Malki vlerësoi qëndrimin e Qeverisë shqiptare për çështjen palestineze dhe shprehu qëndrimet e Autoritetit Kombëtar Palestinez në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Në fund të takimit, z. Al-Malki përcolli ftesën për një vizitë zyrtare të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta në Palestinë, ftesë e cila u pranua prej tij.