Vizat, Basha "lobon" në Bruksel për standardet
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha zhvilloi një vizite njëditore në Bruksel, ku u takua me ministra të brendshëm dhe të drejtësisë të vendeve të BE, në kuadër të Këshillit të BE mbi Çështjet e Brendshme dhe të Drejtësisë.
Ministri Basha zhvilloi takime me zv/kryeministren dhe Ministren e ngarkuar me Politikat e Emigracionit dhe të Azilit të Belgjikës Znj. Joelle Milquet, Ministrin francez të Identitetit Kombëtar dhe të Migracionit Z. Eric Besson si dhe Ministrin e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme Holandës, Ernst Hirsch Ballin. Ministri Basha zhvilloi një takim edhe me eurodeputeten sllovene Znj. Tania Fajon.
Në takimin e zgjeruar të Këshillit për Ballkanin Perëndimor, të përbërë nga 27 përfaqësuesit e vendeve anëtare në Bruksel, Ministri Basha informoi mbi progresin e Shqipërisë në tre blloqet kryesore të kritereve për liberalizimin e vizave, sigurinë e dokumenteve të identitetit, sigurinë e kufijve dhe luftën kundër kriminalitetit. Basha u bëri të ditur përfaqësuesve të vendeve anëtare se Shqipëria lëshon tashmë për qytetarët e saj dokumente identiteti të sigurisë më të lartë, sipas teknologjisë më moderne dhe standardeve më të larta të BE-së.
Bazuar në këto arritje, Basha u kërkoi homologëve mbështetjen politike në momentin e marrjes së vendimit, duke theksuar se vonesat nuk i shërbejnë besueshmërisë së gjithë procesit të liberalizimit të vizave për Ballkanin. Ministrat e BE-së vlerësuan progresin e bërë nga qeveria shqiptare dhe sidomos arritjet në fushën e sigurisë së dokumenteve dhe modernizimit të kontrollit të kufirit. Ata vlerësuan reformat e bëra në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe përafrimin e legjislacionit me BE-në në drejtim të azilit dhe migracionit si dhe hyrjen në fuqi dhe zbatimin e ligjit për konfiskimin e aseteve kriminale.