E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: 180 mln $ për ndërtimin e rrugëve rurale

Deklaratat e tij u bënë gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues së këtij Fondi. Shuma është akorduar nga Bashkimi Evropian dhe i jepet Shqipërisë në formë granti apo huaje të butë.

“Është financimi i dytë, pas atij të parit, që ka qenë në vlerë 107 milionë USD, i mbështetur gjithashtu nga institucionet ndërkombëtare zhvillimore, me të cilin janë realizuar apo janë duke u realizuar 304 km rrugë dytësore dhe lokale në të gjitha qarqet e vendit”, theksoi Pollo. Qeveria shqiptare ka nisur qe prej vitit 2008, realizimin e programit “Rrugët Rajonale dhe Lokale”. I gjithë Programi pritet të financojë rreth 1,500 km rrugë rajonale dhe lokale, me një kosto totale afro 400 mln USD.

Objektivi i Programit është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë, duke përfshirë: përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor rajonal; përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor lokal; dhe forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale. Ky objektiv përfshihet në objektivat e Strategjisë Kombëtare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013.

FSHZH është krijuar në fillim të vitit 1993, mbi bazën e një marrëveshje midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore. Këshilli Drejtues i FSHZH-së është organi më i lartë vendimmarrës dhe përbëhet nga 11 anëtarë, pesë anëtarë janë përfaqësues të pushtetit qendror dhe gjashtë anëtarët e tjerë janë përfaqësues të pushtetit vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›