E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hëna e Plotë", çon në pranga pesë shtetas për drogë

Operacioni i koduar “Hëna e Plotë”, çoi në prangosjen e shtetasi Besmir Esat Koleci, 24 vjeç, banues në Bathore Tiranë, Ervis Esat Koleci, 19 vjeç, banues në Bathore Tiranë, Xhevat Shemsi Koleci, 19 vjeç, banues në Tiranë dhe Admir Adem Doda, 24 vjeç, banues në Tiranë. Kapja e tyre u bë gjatë ditës së djeshme në afërsi të Urës së ndodhur në Babrru, të cilët dyshohen si shpërndarës së lëndëve narkotike Cannabis Sattiva duke vepruar në zonat e Bathores, Kamzës dhe Laprakës në Tiranë.

Në sajë të një hetimi intesiv dymujor, duke aplikuar të gjitha metodat speciale të hetimit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i tyre si dhe sekuestrimi i sasise prej 7 kg e 227.2 gr, bimë narkotike “Cannabis Sattiva”. Sasia e lëndës narkotike, u gjend pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në një automjet tip Benz, lëndë e cila ishte fshehur në pjesën e sediljes së këtij mjeti, me sasi prej 844 gr, ndërsa sasia prej 6177 gr, bimë narkotike e dyshuar si “Cannabis Sattiva” u sekuestrua në banesën e shtetasit Ervis Koleci.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan gjithësej sasia prej 7 kg e 227.2 gr, bimë narkotike “Cannabis Sattiva” së bashku me farat si dhe 4 telefona celularë. Materialet hetimore të përpiliara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale 283/2 të kodit penal, ndërkohë që vazhdon puna hetimore mbi të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet shpërndarje të lëndëve narkotike cannabis sattiva.

Po dje është arrestuar në flagrancë, shtetasi Selim Flamur Goduni, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap falë disa informacioneve të poseduara në afërsi të Shkollës Teknologjike në Tiranë, brenda në ambientet e një qendre interneti ku ju gjetën sasia prej 780 gr bimë e dyshuar narkotike e lloit “Cannabis Sattiva”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›